Besa Famgas kundër rivalit të vjetër

Hendboll

Besa Famgas kundër rivalit të vjetër

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 11:17
Besa Famgas kundër rivalit të vjetër

Të shtunën është një ndeshje në Supelrigën e Kosovës (meshkujt), e në të cilën pritet të ketë rivalitet. Në Podujevë nga ora 17:00 takohen Llapi e Prizreni.

Llapi është i parafundit me 2 pikë, kurse Prizreni i fundit me një pikë. Të dy skuadrat synojnë pikë në këtë takim.

Tri ndeshje janë të dielën: Besa Famgas – Kastrioti (13:30), Trepça – Vushtrria (17:00), Vëllaznimi – Zhegra (17:00). Derisa Besa Famgas është favorite, në Mitrovicë e Gjakovë priten ndeshje më të përafërta.

Në Ligën e Parë luhet java e shtatë.

Ndeshjet e kësaj jave janë: Ulpiana – Rahoveci, Samadrexha – Deçani, Istogu – Drita, KEK-u – Lepenci, Vjosa – Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat