Selektori i Kosovës: Kjo foto ishte nga takimi ynë i fundit 

Hendboll

Selektori i Kosovës: Kjo foto ishte nga takimi ynë i fundit 

Nga: K.G. Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 11:49
Selektori i Kosovës: Kjo foto ishte nga takimi ynë i fundit 

Selektori i Kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt), Taip Ramadani, është i tronditur me vdekjen e papritur të Shaban Demirit, delegat dhe veprimtar i hendbollit.

“Të Zotit jemi dhe te Ai e kemi kthimin.

Sot mora lajmin e rëndë për ikjen e hershme në amshim të shokut tem të dashtun, dhe njeriun e madh të hendbollit shqiptar, Shaban Demiri.  

Shokut me zemër të madhe, dhe dashni e bujari të pashterrshme. La me mue mbresë të pashlyeshme si njeri i urtë, besnik dhe mik i rrallë.  

Ngushëllime  familjarëve, shoqënisë dhe gjithë komunitetit sportiv të Kosovës. Kjo foto ishte nga takimi ynë i fundit.
Zoti e shpërbleftë me xhenet, inshallah”, ka shkruar Ramadani në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat