Trajneri serb sulmon malazezët shkaku i Kosovës 

Hendboll

Trajneri serb sulmon malazezët shkaku i Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 13:11
Trajneri serb sulmon malazezët shkaku i Kosovës 

Klubi serb Borci nga Banjalluka në asnjë mënyrë nuk mund të pajtohet që pësuan humbje në qytetin e bukur të Pejës, me rezultat 24:22 nga kampioni i Republikës së Kosovës, Besa Famgas, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt). 

Klubi nga Republika Srpska, që garon në Kampionatin e Bosnjës dhe Hercegovinës, mundohet ta bind opinionin në Banjallukë, se nuk e merituan humbjen por sipas tyre gjyqtarët malazezë i dëmtuan. Ata kritikojnë gjyqtarët Bogdan Kallugjeroviq dhe Ivan Vujaçiç.

Trajneri i Borcit, Mirko Mikiq, po kërkon arsyet e disfatës në ndeshjen e parë.

"Unë kurrë nuk i komentoj gjyqtarët.

Ne patëm shanset tona, pavarësisht nga referimi i turpshëm i çiftit malazez. Unë nuk e di nëse do të marrin një dënim për këtë dhe nuk më intereson, por duhet të them se ky është një çift që nuk meriton të gjykojë ligën e dytë të Malit të Zi, e lëre më konkurrencën evropiane”, ka thënë mes të tjera Mikiq për media nga Banjalluka “Mondo. Ba”.

Mikiq është me dhimbje koke, e para se ka rezultatin në disfavor me minus 2 gola, e dyta, mundohet me deklarata të tilla të arsyetohet, se kinse humbja erdh nga gjyqtarët, duke e shfajësuar veten ashtu si dijnë gjithmonë serbët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat