Fitore e madhe e Drenicës

Hendboll

Fitore e madhe e Drenicës

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 11:54
Fitore e madhe e Drenicës

Drenica e mbyll stinorin me fitore! K. Kastrati e Sh. Mehmeti kanë udhëhequr Drenicën drejt edhe një fitoreje.

Drenica e mposhti në Drenas skuadrën e Vëllaznimit me rezultat 32:28. Kjo ndeshje ka hapur javën e 14-të, të fundit për stinorin vjeshtor. Pra Drenica e Vëllaznimi kanë luajtur ndeshjen e tyre të fundit për këtë edicion.

Kastrati shënoi 9 gola kurse Sh. Mehmeti kishte 8 gola. Te Vëllaznimi më efikasi ishte E. Dukaj me 6 gola. Drenica është e pesta me 14 pikë. Vëllaznimi renditet i shtati me 11 pikë.

Drenica – Vëllaznimi 32:28 (18:14)

Drenica: Kastrati 9, Sahiti, Hamza 3, Batatina, Baliu 3, Zariqi, Binaku 4, Mehmeti 8, Dubovci 5, Geci, Lladrovci, Muqolli, Hasani.
Vëllaznimi: Curri, Dukaj 6, Spahija 3, Halili 1, Hoxha, Mamusha 1, Kusari 3, Leka 2, Pozhegu, Rexha 4, Lluka 4, Luzha 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat