Mehmet Koro - gjyqtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Mehmet Koro - gjyqtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2021 Në ora: 19:15
Mehmet Koro - gjyqtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Gjyqtarët në çdo disiplinë sportive, dhanë maksimumin në vitet më të vështira (1991-1999), duke e sfiduar regjimin kriminal serb.

Mehmet Koro i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka qenë ndër gjyqtarët më të mirë të hendbollit në vitet e 90-ta, në kohën e okupimit, duke mos e kursyer asnjëherë veten në shërbim të këtij sporti dhe shtetit të Kosovës. 

Koro si shumë kolegë të tij, kanë qenë të rrezikuar vazhdimisht nga sigurimi shtetëror serb, por asnjëherë nuk u ndalën përkundër kërcënimeve nga më të rënda. 

Të vishesh me fanellën e gjyqtarit në vitet e 90-ta dhe të referosh në kuadër të garave të Republikës së Kosovës, kjo ka qenë sikur të jesh në uniformë kundër pushtuesit serb. 

Ai ndihet krenar që dha kontributin e tij, që sakrifikoi gjithçka dhe që me mijëra sportistë i rezistuan pushtuesit serb, duke i zhvilluar garat në fusha me beton dhe të improvizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat