Prof. Jupa dhe Shabani, emra të mëdhenj, që i dhanë shumë sportit të Kosovës

Hendboll

Prof. Jupa dhe Shabani, emra të mëdhenj, që i dhanë shumë sportit të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 13 janar 2021 Në ora: 19:05
Prof. Jupa dhe Shabani, emra të mëdhenj, që i dhanë shumë sportit të Kosovës

Dy burra të sportit, personalitete të veçanta, pothuajse 6 dekada me sportin, në veçanti me hendbollin. 

E kush tjetër, pos prof. Ismet Jupa dhe Rifat Shabani, emrat të mëdhenj, që i dhanë shumë hendbollit.

Si prof. Jupa dhe si Shabani, u angazhuan me mish e më shpirt në periudha të ndryshme, sidomos në vitet e 90-ta (1991-1999), në kohën e okupimit ishin në ballë kundër pushtuesit serb. 

Prof. Jupa dhe Shabani, punuan e zbuluan dhe formuan gjeneratë pas gjenerate, që edhe sot përmenden me krenari, që besa disa klube ende mbahen me brumin që zbuluan dhe formuan të lartpërmendurit.

Prof. Jupa, një periudhë edhe selektor i Kombëtares së Kosovës (femrat), ndërsa Shabani ka qenë krah i fortë i tij.
Sot patën një takim rasti në Ferizaj, duke folur me emocione për periudha të ndryshme dhe për të sotmen. 

Krenarë që i shërbyen sportit dhe shtetit të Kosovës. Emra që i dhanë shumë sportit, gëzojnë kudo respekt dhe gjeneratë pas gjenerate janë falënderues për punën dhe kontributin e tyre.

Krejt në fund, dy trajnerë kampionë, emra që nuk harrohen, që shkruan historinë e hendbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat