Kuvendet kanë për qëllim organizimin sa më të mirë të klubeve

Hendboll

Kuvendet kanë për qëllim organizimin sa më të mirë të klubeve

Më: 17 janar 2021 Në ora: 12:58
Kuvendet kanë për qëllim organizimin sa më të mirë të klubeve

Shumë klube të Federatës së Hendbollit të Kosovës janë duke i mbajtur kuvendet zgjedhore, sipas udhëzimit të Departamentit të Sportit të MKRS-së dhe FHK-së.

Kuvendet kanë për qëllim organizimin sa më të mirë të klubeve dhe hyrjen e tyre në ciklin olimpik, njëjtë si Federatat sportive.

Nga kuvendet që po mbahen dalin edhe delegatët për Kuvendin Zgjedhor të FHK-së, që mbahet më 6 shkurt.

Deri më tani kanë mbajtur kuvendet zgjedhore: KHF Istogu, KH Istogu, KH Prizreni, KHF CLICK, KH Vushtrria, KH Ulpiana, KHF Ulpiana, KHF Prizreni, KHF Shqiponja. Kurse klubet tjera janë në proces.

Kuvendet po monitorohen nga përgjegjësit komunal dhe nga drejtues të FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat