Kroacia pas dështimit me Japoninë, sot fiton ndaj Angolës 

Hendboll

Kroacia pas dështimit me Japoninë, sot fiton ndaj Angolës 

Nga: K.Goca Më: 17 janar 2021 Në ora: 20:15
Kroacia pas dështimit me Japoninë, sot fiton ndaj Angolës 

Kroacia ka shënuar fitoren e parë në kuadër të grupit C të Kampionatit Botëror, që po mbahet në Egjipt.

Kroatët e mposhtën me rezultat 28:20 (12:11) Angolën.  

Pas barazimit me Japoninë me rezultat 29:29, kroatët shënojnë fitoren e parë dhe i jep qetësi edhe selektorit Linor Çervar.

Hendbollisti Ivan Çupiq realizon 6 gola dhe është edhe lojtar i ndeshjes.
Katari kryeson me 4 pikë në grupin C, pasojnë Kroacia me 3, Japonia 1 dhe Angola 0.

Kroacia - Angola 28:20 (12:11)
Palestra Aleksandria - Al Arab. 
Pa shikues:
Gjyqtar: Belkhiri e Hamidi (Algjeria).
Shtatëshet: Kroacia 7 (5), Angola 4 (1). 
Përjashtimet: Kroacia 12 minuta -  Angola 14 minuta. 
Kroacia: Peshiq, Shunjiq; Mariq 4, Duvnjak, Mandiq 1, Horvat 1 (1), Keviq 1, Sharac, Shtrlek 2, Çupiq 6 (3), Musa, Mamiq 4, Shebetiq 1, Brozoviq 2, Mamiq, Jaganjac 1, Martinoviq 5 (1). Selektor Lino Çervar.
Angola: Muachissengue, Gouveia; Quitongo, Aguiar, Teca 3, Hebo 1, Lopes, Pasqual 1 (1), Maneco 2, Nascimento 3, Tati 2, Chicola 1, Panzo, Pestana 2, Antonio 1, Ferreira 4. Selektor Jose Perreira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat