Istogu kërkon fitoren e 13-të rresht

Hendboll

Istogu kërkon fitoren e 13-të rresht

Nga: K.G. Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 19:13
Istogu kërkon fitoren e 13-të rresht

Liderja e Kampionatit të Kosovës, Istogu, kërkon fitoren e 13-të rresht. 

Vashat e Istogut do të janë mysafire të Samadrexhës dhe janë favorite e madhe në kuadër të javës së 13-të. 

“Në javën e 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll, Istogu nesër, ditë e diel udhëton në Samadrexhë ku do të takohet me skuadrën vendase KHF Samadrexha, deri më tani Istogaset kanë 12 fitore në po aq ndeshje dhe synojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive.

Ndeshja zhvillohet ditën e diele në ora 17:30 në palestrën e sporteve ne Samadrexhë”, shkruan në faqen e KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat