Vushtrria me fitore shumë të rëndësishme ndaj Llapit

Hendboll

Vushtrria me fitore shumë të rëndësishme ndaj Llapit

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 23:10
Vushtrria me fitore shumë të rëndësishme ndaj Llapit

Vushtrria ka arritur fitore të rëndësishme në garën për mbetjen në elitën e hendbollit të Kosovës.

Të shtunën në kuadër të javës së 19-të, të parës për Superligën B, Vushtrria e mposhti Llapin me rezultat 29:27. Fituesi u vendos në pjesën e dytë pasi e para ishte e barabartë, 15:15.

Mirsad Jashari realizoi 9 gola për Vushtrrinë kurse te Llapi më efikasi ishte Besian Abazi me 11 gola. Vushtrria është e dyta në Superligën B me 14 pikë nga 19 ndeshje. Llapi mbetet i parafundit (3) me 12 pikë.

Zhegra udhëheq me 17 pikë, ndërsa Prizreni i ka vetëm tri pikë.
Po të shtunën, Zhegra e mposhti Prizrenin me rezultat 37:34/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat