Policia e Kosovës e kthen mbrapa ekipin serb - serbët e quajnë absurd këtë veprim

Hendboll

Policia e Kosovës e kthen mbrapa ekipin serb - serbët e quajnë absurd këtë veprim

Nga: Fatmir Beka Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 21:36
Policia e Kosovës kthen mbrapa ekipin serb – serbët e quajnë absurd këtë veprim

Anëtarët e Klubit të Hendbolli "Arilja" janë kthyer prapa nga kalimi në Jarinje me Kosovën ku duhej të luanin ndeshjen e javës së 9-të të Ligës së parë perëndim grupi B, kundër skuadrës Trepça, shkruan “B92”..

Si thuhet në kumtesën e klubit që transmeton “B92” arsyetimi që është dhënë nga policia thotë se ekipeve serbe nuk iu lejohet hyrja pasi paraprakisht duhet të dërgojnë kërkesën në Ministrinë e sportit në Prishtinë për miratim..

"presim vendimin e Lidhjes së Hendbollit të Serbisë Qendrore për zhvillimin e kësaj ndeshje në terren neutral apo do regjistrohet me rezultat zyrtar” thuhet në kumtesën e klubit “Arilja”.

Lidhur me këtë veprim, me kumtesë është prononcua zyra e ashtuquajtur për Kosovë, ku vlerësojnë se kjo është “shkelje brutale e marrëveshjes së lirisë së lëvizjes” dhe me asnjë dokument nuk parashihet obligimi i sportistëve për të kërkuar miratim për hyrje në ndeshjet sportive.

"Është absurde edhe jo e saktë arsyetimi që është lëshuar për hendbollistët e klubit në fjalë për kalimin e vijës administrative, se asnjë sportist nuk mund të hyjë në Kosovë nëse paraprakisht nuk kërkon leje nga ministria e sportit në Prishtinë”, thuhet në kumtesë njofton “B92”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat