Besa e Prishtina me fitore bindëse

Hendboll

Besa e Prishtina me fitore bindëse

Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:17
Besa e Prishtina me fitore bindëse

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” në Mitrovicë përfundoi me rezultat 40:21 për Besën.

Ekipi vendas është mbajtur në 15 minutat e parë, por më pas pejanët kanë nisur shkëputjen.
Yll Muqolli ka realizuar 10 gola kurse Ylli Visoka 7. Te Trepça 7 gola i shënoi Alban Shabani kurse Sali Maxhera i shënoi 5 gola.

Pas javës së 21-të të Superligës A, Besa Famgas udhëheq në tabelë me 42 pikë. Trepça mbetet e treta me 23 pikë.

Po të mërkurën Prishtina e mposhti Vëllaznimin me rezultat 45:33. Oltion Beshiri shënoi 12 gola për Prishtinën, kurse Deniz Terziqi 7.

Te Vëllaznimi nga 8 gola i shënuan Egzon Lluka e Florian Rexha.
Ndeshja Kastrioti – Drenica luhet nesër nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat