Vdes trajneri në moshën 51-vjeçare

Hendboll

Vdes trajneri në moshën 51-vjeçare

Nga: K.Goca Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:11
Vdes trajneri në moshën 51-vjeçare

Mali i Zi është tronditur, vdes trajneri në moshën 51-vjeçare.

Gojko Vuçiniq, trajneri i portierëve në ekipin kombëtar të hendbollit të Malit të Zi për meshkuj dhe femra, vdiq në moshën 51 - vjeçare në Eibar të Spanjë, njofton Federata e Hendbollit e Malit të Zi.

“Ish portieri i njohur malazez iu nënshtrua një operacioni në Spanjë në fund të vitit të kaluar për shkak të problemeve serioze shëndetësore, pas kthimit nga garat e Kampionatit Evropian të Hendbollit, që u mbajtën në Danimarkë.

Që nga ajo kohë, ai ka bërë betejën më të rëndësishme të jetës së tij, nga e cila, për fat të keq, nuk doli fitimtar”, raportojnë mediat e rajonit.

"Mbrëmë vonë, lajmet mbërritën nga Eibari, që trishtuan hendbollin e Malit të Zi.

Kujtojmë mirësinë dhe zemrën e tij të madhe, përkushtimin ndaj familjes, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, ndershmëria në të gjitha situatat e jetës dhe përkushtimi për ‘Federatën e Hendbollit të Malit të Zi, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Vuçiniç", thuhet në telegramin e Federatës malazeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat