Kastrioti jashtë katërshes, Vëllaznimi në Evropë

Hendboll

Kastrioti jashtë katërshes, Vëllaznimi në Evropë

Nga: K.G. Më: 15 prill 2021 Në ora: 22:29
Kastrioti jashtë katërshes, Vëllaznimi në Evropë

Skuadra me renome Kastrioti nga Ferizaj, zhgënjeu të gjithë, një edicion për t’u harruar sa më shpejt dhe mbeten jashtë katërshes në tabelë.

Kastrioti përfundon në pozitën e pestë me 26 pikë sa ka edhe Vëllaznimi një vend më lart, pas 28 jave në elitën e hendbollit të Kosovës (meshkujt). KH Vëllaznimi i kthehet shkëlqimin dhe arrin në katërshen e parë, sigurojnë një vend në garat e Kupës së Evropës.  

“Sonte përfundimisht KH Vëllaznimi është pjesë e Evropës.

Falënderimi më i madh shkon për lojtarët që djersitën fanellën dhe u angazhuan me një kompensim minimal!

Faleminderit trajnerë dhe kryesi për angazhimin maksimal!

Pas shumë sakrificave ,lëndimeve por të bashkuar arritëm drejt kësaj fitore madhështore.

Urime fitorja të nderuar lojtarë, trajnerë, kryesi e klubit, ‘Kuqezinjtë e Jakovës’ dhe gjithë qytetit të Gjakovës me tradita të lashta sportive”, njofton KH Vëllaznimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat