Mali i Zi në telashe për Prishtinë! Simiq ka dy fjalë për Kosovën 

Hendboll

Mali i Zi në telashe për Prishtinë! Simiq ka dy fjalë për Kosovën 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2021 Në ora: 18:01
Mali i Zi në telashe për Prishtinë! Simiq ka dy fjalë për Kosovën 

Mali i Zi do të paraqitet pa dy hendbollistë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës. Mungojnë beku Radojica Cepiç, i cili është infektuar me koronavirus dhe beku i djathtë Stefan Cavor, i cili u lëndua.

“Hendbollistët malazezë udhëtuan për në Prishtinë, ku do të luajnë  të mërkurën (19.30) ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Hungari dhe Sllovaki në vitin e ardhshëm”, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Malit të Zi.

“Ekzaminimet kanë treguar se Cavor nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë shokët e tij në Prishtinë, pasi u dëmtua në ndeshjen e Bundesligës gjermane në fundjavën e kaluar, por ekziston mundësia që ai të jetë në ekip për duelin me Suedinë dhe Rumaninë, të premten dhe të dielën në Podgoricë.

Në listën e selektorit Roganoviq për finishin e garave kualifikuese, nuk do të janë edhe Millosh Vujoviq për shkak të lëndimit dhe Stefan Vujoviq, nuk mund të udhëtojë, pasi që masat janë shtrënguese në Katar kundër Covid 19.

“Deri në fund të garës, kanë mbetur edhe tre xhiro dhe dy fitore do të ishin të mjaftueshme për pjesëmarrjen e pestë radhazi në Kampionatin Evropian. Një punë e vështirë i pret ‘luanët’ në Prishtinë, sepse ekipi i Kosovës gjithashtu ka ambicie, pasi e tronditi Rumaninë në dy raundet e kaluara, luajtën baras në shtëpi dhe fituan jashtë.

Dueli i parë mes Malit të Zi dhe Kosovës përfundoi me fitoren e ekipit tonë 32:25”, shkruan në faqen e tyre. 

"Ata janë të mirë, ata e kapën ritmin, ata befasuan Rumaninë në të dy ndeshjet.

Ata u sakrifikuan dhe luftuan, por ne jemi favoritë. Ne nuk mund të themi se ata janë favoritë kundër nesh. Ne kemi luajtur në gara të mëdha, kemi fituar skuadra shumë më të forta sesa Kosova. Na mbetet vetëm të mos lejojmë hapësirë për befasi", tha portieri malazez Nebojsha Simiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat