Muhaxheri flet pas humbjes me Malin e Zi

Hendboll

Muhaxheri flet pas humbjes me Malin e Zi

Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:11
Muhaxheri flet pas humbjes me Malin e Zi

Kombëtarja e Kosovës në hendboll mbrëmë pësoi humbje nga shteti fqinj, Mali i Zi në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian “Euro2022”.

Të mërkurën mbrëma në Prishtinë, Kosova u mposht nga Mali i Zi me rezultatin 27:22.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe përzgjedhësi i Kosovës Fatmir Muhaxheri tregoi arsyet e humbjes, ndërkohë që vlerësoi hendbollistët e tij.

“Djemtë dhanë maksimumin dhe u munduan për ta fituar ndeshjen. Por patëm disa gabime teknike të cilat na kushtuan. Humbëm disa topa të cilët nuk është dashur t’i humbim dhe na kushtuan dy kundërsulme ballë për ballë me portierin Simiq.

Edhe portieri jonë priti disa gjuajtje dhe tre topat e pritur nga ai, i kapi pivoti i tyre dhe shënoi gola. Nuk mund të them se po të mos i bënim gabimet nuk do të humbnim, por do të ishim të barabartë. Djemtë u angazhuan, portieri jonë nuk ishte në ditën më të mirë të tij dhe për këtë arsye erdhëm deri këtu”, deklaroi Muhaxheri për faqen zyrtare e FHK-së.

Të mërkurën mbrëma në Prishtinë, Kosova u mposht nga Mali i Zi me rezultatin 27:22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat