Burneta Rama udhëheq Vushtrrinë drejt fitores

Hendboll

Burneta Rama udhëheq Vushtrrinë drejt fitores

Më: 29 prill 2021 Në ora: 20:18
Burneta Rama udhëheq Vushtrrinë drejt fitores

Burneta Rama ka shënuar dhjetë gola për ta udhëhequr Vushtrrinë drejt fitores në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës. Vushtrria të enjten në palestrën “Jeton Tërstena –Tota” e mposhti Prishtinën me rezultat 29:26.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:13 për vushtrriaset.

Donita Kasumi shënoi 6 gola për Vushtrrinë, kurse nga 4 i kishin Lorena Matarova e Luljeta Sopjani.

Te Prishtina u dallua me efikasitet Aida Stagova, që po ashtu shënoi 10 gola. 5 gola i kishte Alma Nivokazi e 4 Melike Ipçi.

Ndeshja e dytë luhet në fundjavë në Prishtinë. Vushtrrisë i duhet edhe një fitore apo një barazim për të kaluar në finale. Por Prishtina do të tentojë që me fitore ta sigurojë ndeshjen e tretë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat