Burneta rikthehet me sukses nga lëndimi

Hendboll

Burneta rikthehet me sukses nga lëndimi

Nga: K.G. Më: 30 prill 2021 Në ora: 15:15
Burneta Rama në mes

Hendbollistja Burneta Rama rikthehet nga lëndimi dhe kontribon për fitoren e Vushtrrisë, me rezultat 29:26 kundër Prishtinën, në takimin e parë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës. 

“Pas një loje shumë të mirë mes klubit të Vushtrrisë dhe  Prishtinës arritëm të korrim fitore me shumë sfida. 

Ishte një rikthim i imi 4 muaj pas lëndimit të ruptures së tendo akilit, rekuperimi nga i cili për rikthim aktiv në fushë sportive kërkon minimum 6 muaj kohe. 

Faleminderim i veçantë i takon dr. Ortoped Qerim Kida, dhe ekipit fizioterapisë Ervin Meqikukiqi, Elda Muçoll, Edona Meqikukiqi, më të cilët me përkushtim dhe disiplinë arritëm këtë sukses”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat