Shala: Çikat e Istogut janë më të mirat në vend 

Hendboll

Shala: Çikat e Istogut janë më të mirat në vend 

Nga: K.G. Më: 2 maj 2021 Në ora: 18:30
Shala: Çikat e Istogut janë më të mirat në vend 

Klubi i hendbollit U-15 sot ka shënuar fitore me rezultat 22:16 ndaj Trepçës U-15, kjo e ka bërë të ndihet krenar edhe kryetrajnerin e ekipit të skuadrës seniore, Faruk Shala. 

Ai thur lavde për Esma Muratoviqin dhje Albina Rugovën, që po punojmë me akademinë.    

Esma  Muratoviq dhe Albina Rugova sot kanë zhvilluar ndeshjen e parë në udhëheqje të akademisë së hendbollit Istogu.

“Unë sot ndodhem jashtë shteti por me bënë krenar fakti që me apo pa mua, çikat e Istogut janë më të mirat në vend, ato sot kanë fatin të udhëhiqen dhe të ushtrojnë më emra të njohur të hendbollit evropian, Esma Muratoviq anëtare e njërës ndër përfaqësueseve me të forta në Evropë, Malit të Zi dhe shumë skuadrave evropiane tash e dy vite hendbolliste e Istogut dhe Albina Rugova hendbollistja më e mirë e Kosovës anëtare përfaqësueses së Kosovës, sportistja më e mirë që Istogu ka pasur ndonjëherë.

Këto të dyja po bëjnë punën më të mirë dhe në afatin kohor prej tre viteve Istogu do të jetë skuadra numër 1 nga të gjitha shtetet për rreth nesh.

Unë krenohem me punën e juaj, të skuadrës tonë dhe të gjitha vajzat e reja anëtare të akademisë së hendbollit Istogu të cilat janë pjesë e skuadrës krenari e Kosovës”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat