Istogut i besohet organizimi i Kupës së Kosovës 

Hendboll

Istogut i besohet organizimi i Kupës së Kosovës 

Nga: K.G. Më: 6 maj 2021 Në ora: 17:17
Istogut i besohet organizimi i Kupës së Kosovës 

Istogu po shndërrohet në qendër të hendbollit. Faktikisht në vitet e fundit gjithçka po lidhet me Istogun, duke u nisur edhe nga përgatitjet e Kombëtares së Kosovës (femrat) e deri të besimi i organizimit të Kupës së Kosovës. Istogu po bëhet shembulli më i mirë.    

“Final 4 me 21/22 maj në Istog.

KHF Istogu në bashkëpunim me Komunën e Istogut dhe FHK-së do të jetë organizator i Kupës së Kosovës këtë vit, kështu ka vendosur Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, pasi që KHF Istogu ka plotësuar të gjitha kriteret e paraqitura nga institucioni me i lartë i FHK-së bordi udhëheqës.

Do të jetë kjo hera parë që në Istog organizohet eventi më i rëndësishëm vjetor në hendboll sa i përket garave të klubeve.

Me 21 dhe 22 maj qyteti i bukur Istogu do të jetë nikoqir i hendbollisteve dhe hendbollistëve më të mirë në Kosovë”, thuhet në faqen e KHF Istogu.

Meshkujt – gjysmëfinalet
Besa Famgas
Prishtina
Kastrioti
Trepça

Femrat:
Istogu
Prishtina
Ferizaj
Vushtrria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat