Trepça – Besa Famgas dhe Prishtina – Kastrioti janë çiftet gjysmëfinale të Kupës

Hendboll

Trepça – Besa Famgas dhe Prishtina – Kastrioti janë çiftet gjysmëfinale të Kupës

Më: 7 maj 2021 Në ora: 18:17
Trepça – Besa Famgas dhe Prishtina – Kastrioti janë çiftet gjysmëfinale të Kupës

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Shorti i tërhequr të premten nga Komesari i Garave, Istref Sadriu, ka përcaktuar që në gjysmëfinalen e parë të takohen Trepça e Besa Famgas.

Ndërsa gjysmëfinalja e dytë është në mes të Prishtinës dhe Kastriotit.

Ndeshjet gjysmëfinale janë më 21 maj në Istog. Ndërsa finalja është më 22 maj, po ashtu në Istog.

Fillimisht do të luhen ndeshjet finale të plejofit ku takohen Besa Famgas e Prishtina dhe ku përcaktohet kampioni për edicionin 2020/2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat