Kosova synon fitoren e dytë në Kampionatin Evropian 

Hendboll

Kosova synon fitoren e dytë në Kampionatin Evropian 

Nga: K.G. Më: 4 qershor 2021 Në ora: 12:09
Kosova synon fitoren e dytë në Kampionatin Evropian 

Kombëtarja e Kosovës mobilizohet deri në pikën e fundit dhe synon fitoren e dytë të grupi 1 të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.

Vashat tona mbrëmë e demoluan me rezultat 30:21 Qipron, ndërsa sot besojnë e shpresojnë edhe në fitoren e radhës, kështu që nesër në duel me Portugalinë të kërkojnë fitore dhe të kualifikohen më tej.

“Të motivuara nga fitorja ndaj Qipros dhe të vetëdijshme për peshën që kanë mbi supe, vajzat e Kombëtares tonë takohen sot me Luksemburgun.

Ndeshja luhet prej orës 19.30 dhe transmetohet në 21 Plus”, njofton  FHK. Ndeshja luhet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat