Bordi i FHK-së vendos të përkrah klubet për gara evropiane

Hendboll

Bordi i FHK-së vendos të përkrah klubet për gara evropiane

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 15:56
Bordi i FHK-së vendos të përkrah klubet për gara evropiane

Dje, nën drejtimin e presidentit, Eugen Saraçini, u mbajt mbledhja e radhës e Bordit të FHK-së. Në mbledhje u shtjelluan tema të ndryshme lidhur me aktivitetet e FHK-së.

Pas shqyrtimit të Raportit të Komisarit të Garave për edicionin 2020/21 dhe diskutimeve të shumta,raporti u miratua.

U theksua se në edicionin e kaluar janë luajtur 793 ndeshje, ndërsa edicioni u konsiderua i suksesshëm.

Bordi me shumicë votash rizgjodhi Komisar të Garave, Istref Sadriun, që do të menaxhojë garat edhe për edicionin 2021/22.

Bordi mori vendim që projekt-propozimi për Propozicionet e Garave për edicionin 2021/22 t’u dorëzohet klubeve e shoqatave për diskutim publik. Ato obligohen t’i dërgojnë vërejtjet, plotësimet apo sygjerimet deri më 5 gusht, kur pritet të mbahet mbledhja e radhës dhe aprovimi i Propozicioneve në versionin final.

Bordi u informua edhe lidhur me pjesëmarrjen e klubeve në garat evropiane në edicionin 2021/22 dhe me këtë rast mori vendim që të gjitha klubet të mbështeten me nga 2000 euro.

Bordi i FHK-së shqyrtoi edhe raportin e Këshillit Profesional lidhur me raportimet e seleksionuesve të Kombëtareve, sistemin e garave për grupmosha të reja dhe përgatitjen e strategjisë së zhvillimit të hendbollit në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Bordi i FHK-së diskutoi edhe lidhur me situatën shëndetësore dhe mori vendim që të gjithë anëtarët e Kombëtareve të sigurohen në kompani të sigurimeve sipas një oferte. Bordi ka sygjeruar që edhe klubet ta bejnë të njëjtën gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat