Kosova para sfidës të jesh apo të mos jesh

Hendboll

Kosova para sfidës të jesh apo të mos jesh

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 21:40
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) e luan të shtunën ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Euro 2024. Nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, kombëtarja jonë e pret Danimarkën, superfuqinë e hendbollit.

Të enjten Danimarka shënoi fitore bindëse në ndeshjen e parë. Momente të mira në atë ndeshje kishte edhe Kombëtarja jonë.

Në Prishtinë synohet hapi para, që momentet e mira të jenë më të shumta.

Te Kombëtarja jonë janë të vetëdijshëm për nivelin e danezeve, por megjithatë ka vendosmëri për të ofruar më të mirën.

Kosova para sfidës të jesh apo të jesh!

Kombëtarja jonë sot ka udhëtuar nga Danimarka për në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat