Kastrioti përgatitet për spektakël, Dugolli paralajmëron Rahovecin 

Hendboll

Kastrioti përgatitet për spektakël, Dugolli paralajmëron Rahovecin 

Nga: K. Goca Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 20:02
Dardan Dugolli

Kastrioti - Rahoveci, përballja e fundjavës në Superligën e Kosovës në hendboll. 

Ferizajasit përgatiten për spektakël në palestrën e sportit “Bill Clinton”, ndërsa portieri i Kastriotit, Dardan Dugolli paralajmëron se nuk do ta ketë lehtë lideri i kampionatit, Rahoveci.

Rahoveci me kryetrajner Verim Zherka deri me tani nuk njohin humbje e as barazim por ka 16 fitore rresht duke kryesuar me 32 pikë e duke lënë Kastriotin në pozitën e katërt me 18 sosh.

Ndeshja luhet të shtunën e fundjavës në orën 19.00.  

“Ndeshja me Rahovecin do të jetë spektakël hendbollistik të shtunën mbrëma në orën 19.00.

Përparësia jonë qëndron tek atmosfera brenda ekipit, përforcimet dhe ambiciet.

Nuk duhet harruar përparësinë kryesore që janë ultrasit ‘Ujqit’ dhe palestra ‘Bill Clinton””, thotë Dugolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat