Miniafati kalimtar për hendbollist dhe hendbolliste këtë vit nis nga data 10 janar dhe zgjat deri më 17 janar, vendim ky i marrë nga Bordi i FHK-së nga mbledhja e fundit. Të drejt regjistrimi kanë hendbollistët dhe hendbollistet të cilët nuk kanë kontrata me klube apo kanë fletëlëshimin konform Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferimi i tyre.
Pas përfundimit të miniafatit kalimtar nuk ka më kalime nga klubi në klub përveç lojtarëve që vijnë nga shtetet e jashtme te cilët aplikimet mund ti dorëzojnë deri me 28 shkurt 2017.