Më 17 janar shpallen Laureatët e vitit në hendboll, ja kush janë favoritë - Bota Sot
Më 17 janar shpallen Laureatët e vitit në hendboll, ja kush janë favoritë

Hendboll

Më 17 janar shpallen Laureatët e vitit në hendboll, ja kush janë favoritë

Nga: K.G. Më: 2 janar 2017 Në ora: 16:56
Pamje nga shpallja e laureatëve të vitit 2015

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e radhës të mbajtur më datën 29 dhjetor 2017 nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini mori vendim që manifestimi me rastin e Shpalljes së Laureatëve te vitit 2016 të mbahet më 17 janar 2017 në Prishtinë.

Komisioni për shpërblime dekorata etj. do të jetë në përbërje Shqipe Bajçinca, Leonard Cula dhe Fahredin Hashani.   Nëse shikojmë në tërësi, Besa Famiglia nga Peja është kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve, ndërsa te femrat Prishtina fitues i Kupës dhe kampion, atëherë çmimet kryesore pritet t’i fitojnë këto ekipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat