Estonia, një sfidë e vështirë - Bota Sot
Estonia, një sfidë e vështirë

Hendboll

Estonia, një sfidë e vështirë

Nga: K.Goca Më: 6 janar 2017 Në ora: 16:48
Pamje nga ndeshja Kosova-Estonia

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) udhëtoi për Polva, ku do ta zhvillojë ndeshjen e xhiros së katërt me Estoninë. Estonezët janë favoritë për faktin se kanë edhe përparësinë e fushës, por edhe ekipin më të mirë. Djelmoshat tanë me 4 janar në Gjakovë pësuan me rezultat 31:17 nga Estonia, në ndeshjen e vlefshme të grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. Përzgjedhësi Taip Ramadani kërkon lojë më të mirë ndaj estonezëve se sa ajo në Gjakovë. Sfida do të luhet të dielën (me 8 janar, në orën 19.30). Kosova deri me tash ka vetëm një barazim e dy humbje, ndërsa Estonia vetëm një fitore. Turqia kryeson me 4 pikë, pasojnë Estonia me 2 dhe Kosova e fundit me 1 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat