Me 19 janar shpallen më të mirë, zgjatet afati kalimtar - Bota Sot
Me 19 janar shpallen më të mirë, zgjatet afati kalimtar

Hendboll

Me 19 janar shpallen më të mirë, zgjatet afati kalimtar

Më: 15 janar 2017 Në ora: 14:17
Logo e FHK-së

Federatës e Hendbollit e Kosovës bënë me dije se manifestimi me rastin e Shpalljes së Laureatëve te vitit 2016 të mbahet më 19 janar 2017 në “Sheshin 21” në Prishtinë me fillim prej orës 16:30. Nga ana tjetër konfirmon se afati kalimtar për hendbollist dhe hendbolliste këtë vit ka fillua  nga data 10 janar dhe zgjat deri më 19 janar 2017 (2 ditë më shumë për shkak të pjesëmarrjes së hendbollistëve në ndeshjet e Kombëtares). Të drejt regjistrimi kanë hendbollistët dhe hendbollistet të cilët nuk kanë kontrata me klube apo kanë fletëlëshimin konform Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferimi i tyre.

Pas përfundimit të mini afatit kalimtarë nuk ka më kalime nga klubi në klub përveç lojtarëve që vin nga shtetet e jashtme te cilët aplikimet mund ti dorezojnë deri me 28 shkurt 2017.

Mini afati i rregullt kalimtar do të vazhdon deri më 19 janar sipas shpjegimit më lartë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat