KH Vushtrria në kushte të mjerueshme, pret ndihmën e tjerëve!

Hendboll

KH Vushtrria në kushte të mjerueshme, pret ndihmën e tjerëve!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2017 Në ora: 19:38
KH Vushtrria

Shumica e klubeve të hendbollit janë në gjendje shumë të vështirë financiare ose të jesh apo të mos jesh. Klubi i hendbollit Vushtrria (meshkujt) shpreson të gjejë mjete, sepse aktualisht janë në gjendje të mjerueshme. Kryetari i klubit vushtrrias, Fatmir Gubetini, shpreson të gjendet ndonjë donator i vullnetit të mirë dhe ta ndihmojë ekipin në këtë gjendje të rëndë. “Si në të gjitha klubet e Kosovës edhe tek ne kushtet janë të mjerueshme, me përjashtim te Besës së Pejës që i kanë të gjitha kushtet. Dje filluam me përgatitje e në vazhdim të shohim se si do të rrjedh situata”, tha Gubetini për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai tregon se kush e ka ndihmuar klubin deri më tash. “Momentalisht ata që e ndihmojnë klubin janë drejtoresha e sportit, e nderuara Shpresa Rama, Gazmend Abrashi, Gëzim Mikullovci dhe qytetarët, por jemi në bisedime edhe me Mexhit Merovcin i cili është duke e ndihmuar...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat