Klubi i Hendbollit “Shqiponja” nga Gjakova, tregon lojë më cilësore para shikuesve të saj - Bota Sot
Klubi i Hendbollit “Shqiponja” nga Gjakova, tregon lojë më cilësore para shikuesve të saj

Hendboll

Klubi i Hendbollit “Shqiponja” nga Gjakova, tregon lojë më cilësore para shikuesve të saj

Nga: Adem Lushaj Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 20:39
Shqiponja dhe Ostrava

Klubi i hendbollit të gjinisë femërore, Shqiponja nga Gjakova, ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e kthimit, kundër ekipit nga Ostrava e Çekisë, “Sokol Poruba”, me diferencë prej 24 golash, përkatësisht 22-46 (ndeshja e parë ishte 51-18), ndeshje e zhvilluar në kuadër të garave ndërkombëtare (teta e finales) “Challenge Cup”. Ndeshja e luajtur në palestrën sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, ishte përcjell nga afër 200 shikues, ku lojtaret çeke, ishin në çdo nivel më të mira se ata vendase, të cilat edhe janë ndarë kë kënaqura më arritjet e deritashme në hendbollin ndërkombëtar.

Përkundër humbjeve të thella, stafi drejtues dhe lojtarët e Klubit “Shqiponja”, ndjehen të kënaqura me të arriturat e deritashme, ngase niveli i hendbollit, krahasuar me atë të shteteve që kanë traditë, nuk mundëson suksese më të larta. Për drejtorin e klubit, Artan Nimani, arritja deri në këtë stad të garave evropiane, është si rezultat i angazhimeve të pa lodhshme të lojtareve dhe stafit drejtues, edhe pse ishte kohë e shkurtër që ka marr “timonin” e këtij klubi. “Drejtimin e klubit e kemi marr në sezonin e kaluar, gjë që për këtë kohë, kemi arritur rezultate shumë të mira në nivelin shtetëror, e më pas edhe këtë ndërkombëtar”, është shprehur Nimani, duke mos fshehur mundësit e kufizuara financiare që ka klubi, por edhe duke mos kursyer fjalë për lojtarët të cilat i quan “krenaria kosovare”. Gjithnjë sipas tij, mos përvoja e vajzave, e kishte detyruar klubin të angazhon edhe lojtaren, Belma Beba, nga Gostivari, e cila ka një karrierë të begatë në sportin e hendbollit, por te Shqiponja ishte angazhuar vetëm për garat ndërkombëtare. “Synimi ynë është të arrijmë fitore në dy drejtimet, atë të kampionatit dhe Kupës së Kosovës”, ka nënvizuar drejtori Nimani i cili falënderon edhe kryesinë dhe kryetarin klubit, për besimin e dhënë në udhëheqje të këtij klubi me perspektiv në hendbollin.

Për rezultatet e shënuara në të dy takimet është deklaruar edhe Valerina Malaj-kapitene e ekipit, sipas të cilës, hendboll çek është dukshëm para këtij, ngase ka kushte dhe traditë shumëvjeçare. Mirëpo, siç shprehet Malaj, në kushtet në të cilat veprojnë, janë rezultate të cilat duhet vlerësuar, me shpresën se do arrihen rezultatet edhe më të larta, me përkrahjen institucionale dhe atyre që kanë mundësi të bëhen donator të sukseseve të ardhshme.

“Është e kuptueshme se na mungon përvoja, sikurse që mungojnë rezultatet më të larta, por për këtë kohë të arrish deri në këtë nivel të garës së fortë ndërkombëtare, nuk është për tu nën vlerësuar”, deklaron kapitenia Malaj, me premtimin se çdoherë do japin maksimumin e tyre. Se, vajzat e klubit nga Gjakova, janë në rrugë të mbarë të sukseseve, ka thënë edhe hendbollistja nga Çekia, Marcikova Sarka, e cila ka përgëzuar hendbollistet për angazhimin në lojë, por mbi gjitha për mikpritjen që kishin treguar gjatë gjithë kohës. PO, jemi të një niveli më përpara, por ky klub (Shqiponja), nëse vazhdon kështu, do mund të garon edhe në ligën tonë elite” është shprehur Sarka, për të cilën, Kosova mund të arrij shumë në sportin e hendbollit, bazuar në cilësitë e treguar nga klubi gjakovar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat