Ramadani publikon listën për ndeshjet kualifikuese për Botëror - Bota Sot
Ramadani publikon listën për ndeshjet kualifikuese për Botëror

Hendboll

Ramadani publikon listën për ndeshjet kualifikuese për Botëror

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 10:05
Taip Ramadani

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani të enjten ka publikuar listën e gjerë të lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet e janarit. Prej 12 deri më 14 janar Kosova luan në kuadër të grupit të katërt të fazës së parë kualifikuese për kampionatin botëror për hendbollistë, që mbahet në vitin 2019.
Kosova më 12 janar luan ne Poloninë, më 13 janar me Portugalinë dhe më 14 janar me Qipron. Ndeshjet do të luhen në Povoa de Varzim të Portugalisë.Vetëm fituesi i grupit kalon tutje në fazën e plejofit. 
Përzgjedhësi Taip Ramadani ka ftuar 22 lojtarë në grumbullimin fillestar. Prej tyre 15 lojtarë janë të klubeve të Superligës ndërsa shtatë të klubeve të huaja. 
Përfaqësuesja grumbullohet më 23 dhjetor në Gjakovë, ndërsa lojtarët fillimisht do të punojnë nën urdhërat e trajnerit Fatmir Muhaxheri. Kampi  i parë zgjat deri më 30 dhjetor. Kampi i dytë nis më 3 janar dhe zgjat deri më 11 janar, kur është planifikuar udhëtimi për në Portugali. Kampi i dytë do të mbahet në Prishtinë. 
Në përgatitje të ekipit Ramadani do të ndihmohet nga Igor Dokmanoviq trajner kroat nga Norvegjia e Fatmir Muhaxheri. Në fazën përgatitore në shtab teknik do të jenë edhe Enver Tahiraj e Fadil Kçiku, trajner në Gjermani.
Aktiviteti i fundit i përfaqësueses ishte kampionati i IHF-së për vendet me hendboll në zhvillim. Në kampionatin e mbajtur në qershor në Bullgari, Kosova ishte e suksesshme duke u renditur e treta dhe duke siguruar kështu garimin në kualifikime për evropian (në fazën e dytë), më vonë vitin tjetër.   
Në përfaqësuese pritet që të përfshihet edhe Goran Biljaka i cili është në pritje të rregullimit të dokumentacionit për shtetësi të Kosovës. Dokumentacioni i tij pritet të rregullohet së shpejti dhe kështu nuk do të ketë pengesa që lojtari me përvojë i Besës të jap kontributin e tij te Kosova. 
Kampet:
1. Kampi i parë: 23 deri 30 Dhjetor (udhëheqet nga Fatmir Muhaxheri) në Gjakovë
2. Kampi i dytë: 3 deri 11 Janar në Prishtinë 

Lista e përzgjedhjes:

Kreshnik Krasniqi KH Prishtina
Vlerson Zherka KH Prishtina
Etrit Xhafolli IF Springe

Valon Dedaj HSC Kreuzlingen
Flamur Gërbeshi Amo HK

Arbër Curri KH Besa Famgas

Haris Berisha KH Besa Famgas

Arbër Sylejmani KH Drita

Deniz Terziqi KH Prishtina

Bujar Ramosaj KH Besa Famgas

Jon Muqolli KH Besa Famgas

Lindrit Fetahu KH Trepça

Oltion Beshiri MRK Metalac

Kastriot Jupa KH Besa Famgas

Fatlum Ahmeti LIF Lindesberg

Luigj Quni GC Amicitia Zürich

Goran Biljaka KH Besa Famgas 

Drilon Haxhimusa KH Kastrioti

Beni Syla KH Prishtina

Drenit Tahirukaj KH Besa Famgas

Drilon Tahirukaj KH Besa Famgas
Florim Hoxha SV Anzing

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera