Shqiptari me Zagrebin të pafat në sfidën e parë të Championsit

Hendboll

Shqiptari me Zagrebin të pafat në sfidën e parë të Championsit

Nga: K. Goca Më: 17 shtator 2018 Në ora: 11:56
Shqiptari me Zagrebin të pafat në sfidën e parë të Championsit

Hendbollisti nga Kosova, Arbër Qerimi, djali i ish hendbollistit të mirënjohur Bujarit, debutoi në fanellën e PPD Zagrebit, e cila si vendas pësoi humbje të ngushtë me rezultat 23:24 (12:9) nga Mol-Pick Szeged e Hungarisë, në ndeshjen e parë të grupit B në Champions League.

Zagrebi bëri lojë të mirë sidomos në periudhën e parë ishin në epërsi me 3 gola (12:9), por në periudhën e dytë nuk shkoi edhe aq mirë dhe pësuan me një goldallim.

Megjithatë ishin të pafat në hapje të edicionit të ri. Qerimi shënoi një gol në debutimin e tij për skuadrën e madhe kroate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat