Ndërron jetë ish sportisti i Kosovës - Bota Sot
Ndërron jetë ish sportisti i Kosovës

Hendboll

Ndërron jetë ish sportisti i Kosovës

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 10:21
Muharrem Halimi, ish-futbollist

Në moshën 64 - vjeçare ka ndërruar jetë Muharrem Halimi, ish-futbollisti i cili i ka kaluar të gjitha kategoritë në KF C.Zvezda të Gjilanit, duke treguar cilësi të larta të futbollistit.
Halimi njëherit ishte edhe profesor në Shkollën e Mesme Ekonomike në Gjilan, ai la gjurmë ta pashlyera në cilësinë e profesorit duke edukuar nxënësit për një jetë më të mirë.
Muharrem Halimi asnjëherë nuk ju nda sportit, e donte rininë dhe dëshira e tij ishte që të rinjët të merren me sport.
Duke e parë gjendjen e vështirë në KH Drita në konkurrencën e femrave, tani e disa vite Muharrem Halimi arrin ta komponon këtë klub me të gjitha strukturat organizative siç është më së miri, dhe premtonte se qysh në vitin e ardhshëm skuadra e Dritës do të garon në Kupat evropiane, por vdekja e hershme dhe e papritur nuk e lejoi që këtë ëndërr ta bën realitet.
Muharrem Halimi ishte një qytetar i devotshëm, duke na lënë të pikëlluar dhe në kujtim të përhershëm.
Familjes, qytetit, nxënësve e hendbollistëve të Dritës, do t’ju mungon me të madhe Muharrem Halimi, bëhet e ditur nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...