Dijana Ujkiç, është e vetmja shqiptare që luan në rangun më të lartë botëror! Hendbollistja nga Malësia i mbron ngjyrat e kombëtares së Malit të Zi, me të cilën kanë kaluar në rrethin tjetër të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Francë. Ndeshjen e fundit Mali i Zi e humbi me rezultat 25:20 nga Franca, e cila u zhvillua në Nans!
Dijana me Malin e Zi do të përballen edhe me Serbinë, në ndeshjen që zhvillohet në Nant me 12 dhjetor në orën 21.00. Mali i Zi do të luajë me (në orën 21.00, me 6 dhjetor) me Suedinë, pastaj me Serbinë (10 dhjetor, 21.00) dhe me Danimarkën (me 12 dhjetor, 15.45). Mali i Zi për të siguruar biletën për në gjysmëfinale, i duhen tri fitore! Dijana me Malin e Zi do të luftojnë me të gjitha forcat që të arrijnë në mesin e katër ekipeve më të mira.