Nuk i besojmë kompjuterit!?

Kultura

Nuk i besojmë kompjuterit!?

Nga: Fatmir Lohja Më: 31 janar 2019 Në ora: 08:51
Fatmir Lohja

Papritmas u futën në drejtori auditët. Administratën e gjetën në takimin e mengjesit. Me akt-kontrollin në dorë u paraqiten dy gra dhe një burrë me emër gruaje. Do të  kontrollonin brënda katër ditëve. Me afatin, personeli edhe u shqetësuan, por edhe u gëzuan. Nuk i do askush auditët nëpër këmbë,por edhe për katër ditë, nuk u mbushej mendja specialistëve,se do të ishin në gjëndje,të kontrollonin  aktivitetin ekonomiko-financiar, për dy vitet e fundit. Në dorë mbanin një laptop, të prodhimeve të fundit. Të sertë, sa nuk mund t’i krahasoje me ndokënd. Të veshur, si mos më keq,ndonëse me rroba të reja. Kërkonin vetëm letrat. Nuk donin të  shihni askënd me sy, se jetonin në shtëpi me qera, meqë të vetat i kanë humbur në firmat piramidale.

Specialistët u munduan t’u shpjegonin,se ku mund të gjejnë letrat me lehtë. Sipas pikave të  akt-kotrollit , t’i merrnin dokumentat në dorë një nga një.U treguan;se ndaria e punëve është ne tre persona, mbi bazën e programit elektronik të kontabilitetit.

Nga  prezantimi I sertë, shefit të finances iu kujtua një ngjarje,të cilën ia ka treguar një revizor në digaster.Në gabinën e trenit,përballë  ka zënë vend një bashkëmoshatar .Për të kaluar kohën në udhëtimin e gjatë,i ka zgjatur një cigare.Kur tjetri e mori vesh, se përballë kishte nje revizor,pa ndezur cigaren është çuar ,si  ta  pickonte gjarpri në këmbë.Kur doli në koridor,pa e mbyllur derën e gabinës i ka thënë:”Unë punoj magazinjer. E njoh mirë rracën tuaj. Merreni me cikërrima, për të mos e thënë një fjalë të mirë,për ata që punojnë me ndershmëri.”

Ne duam vetëm letra,se nuk i besojmë kompjuterit!- e shpërqendroi  burri me emër gruaje.

Konkretisht çfarë letrash kërkoni,që të nisni punën?- i pyeti shefi i finances,për të mos e zgjatur më tej, meqë ishin të paformatuar me të renë.

 Kërkojmë vetëm  bankën,për dy vitet e fundit!- kakarisi zonja më e shkurtër, me laptop në dorë.

Si urdhëroni, - u përgjigjën një zëri specialistët.

Zbrazën dollapin e zyrës së financës,dhe i dërguan  dosjet e bankës  në zyrën e caktuar,ku do  të bëhej auditimi.U munduan t’u krijonin komoditet, meqë nuk  duronin askënd nëpër këmbë.

Në dy ditët e para,në ato pak orë që kontrollonin, e mbajtën derën të mbyllur me çelës,si Oso Kuka në Shkodër.Në ditën e tretë,në mes auditëve u hap debati “teknik”.Shkelje financiare nuk gjetëm  pesë lekë.Çfarë të bëjmë!Me të tillë specialiste në mbesim përjetësisht në shtëpi me qera.?Për t’i thyer duhet  bërë e bardha e zezë me çdo kusht.” Me konsensus e miratuan një plan strategjik,teknik dhe fitimprurës.

Hapen  derën e zyrës dhe lajmëruan se letrat nuk janë në rregull,siç i donin ata. Të parin alarmuan drejtorin.Meqë ai në profesion është ingjinjer,ia turbulluan mendjen me ligje, e vendime,kinse  të shkelura nga specialistët e institucionit.Shefi i financës,me përvoje pune mbi tridhjetëepesë  vite, kolegët e rinjë  u mundua t’i qetësonte.”Ti dëgjojmë çfarë të kërkojnë !Ne këtu jemi dhe i sqarojmë!E njoh mirë këtë rrace nëpunësish.Dikur  quheshin revizor,tani auditë,të njëjten punë bëjnë. Revizorët ishin me të lehte se ashtu ishte koha.Me emocione kërkonin një kafe.Po t’u shtoje edhe bishtin prapa,nuk bzanin.Në drekë,në mencë, porosisnin kos,medemek se mbanin djetë.Kur u çonin edhe  pilaf me mish,e prishnin djetën me dëshirë.Një fjali popullore ,për  ato kohë, ka qënë :”Sa më e  fortë rakija,aq më të butë bëhen revizorët.”Auditët e sotëm kërkojnë para për të blerë shtëpija.Ju këshilloj me sinqeritet:” Meqë letrat janë me saktësi ligjore,mos pranoni t’u jepnin gishtin,se do të kërkojnë t’u marrin dorën”.

Gabimi i parë i pafalshëm,në ditën e tretë, u konstatua mungesa  borderove në dosjen e bankës.Me qetësi dhe padashamirësi, shefi i financës u dha dosjet e borderove,dhe ju tregoi se ato në asnjë institucion privat, apo shtetëror , nuk janë të bashkuara me dosjet e bankës, për shumë arsye të ndryshme ligjore.

Në ditën e tretë,pas zallamahisë që bënë,edhe në të katërt ditë,me derë të mbyllur,u zhytën mbi borderotë.Përsëri nuk e gjenin asnjë shkelje financiare. Çfarë të shkruanin në akt -kontrolle,kur edhe koha  po mbaronte.E vendosën: - Shefit të tyre, do t’i kërkonin edhe katër ditë shtyerje afati të kontrollit,meqë në  atë institucion  është bërë hataja,në administrimin e pronës.Iu betuan njëri -tjetrit, që administrimin elektronik të pasurisë,nuk do ta shihnin me sy, se ishin të bindur,që nuk e njihte asnjëri.Si armiq te librit, të renë nuk e pranonin t’u ngatërrohej nëpër këmbë.

Më pas bënë gurgulenë pse arka nuk është te banka,apo bank pse nuk është të arka.E kontrolluan edhe arkën,persëri nuk gjeten shkelje.U zhyten në  inventaret, edhe aty nuk gjetën gjë  për të sulmuar.U përqendruarn te blerjet.Sipas numërit rendor të rregjistrit elektronik,juristja u paraqiti dosjes njëra pas tjetrës.Jo që nuk gjetën shkelje,por kursime,ngaqë tenderat ishin bërë me transparencë,në elektronikë.Të mbyllur në zurë,i kaluan edhe tre ditë,pa marrë shtyrje kohore  nga eprori. Kërkonin sebepe për t’i  nxjerrë sytë shefit të financës.Sipas tyre ai i ka tëra fajet.Me eksperiencën e tij,e ka organizuar punën,për të ruajtur e administruar sa më mirë pronën publike.E papranueshme për auditët, ndershmëria e tij “arkaike”.Në ditën e tetë hapen laptonin.Sipas akt -kontrolleve tip,filluan të nxijnë letrat e nxira më përpara,për një institucion   tjetër homolog.

Shefi i financës,i kërkoi drejtorit,të  bënin një ballafaqim me auditët,me qëllimin t’i sqaronin paqartësitë e tyre, përpara se të shkruanin letrat.Modalitet i bërë në çdo auditim. Auditet nuk pranuan,për mungesë kohe.Pasi të nxinin letrat, do të bënin ballafaqimin,për të marrë nënshkrimet në akt-kontrollet.Të mbyllur në zyrë i renditen faktet edhe një herë.Nga banka shkuan te arka.Më pas u futen  te borderote.Në fund panë edhe shënimet për inventaret,përsëri asnjë lek dëm ekonomik.E vendosën me konsensus:” T’i akuzojmë, që letrat nuk janë si i duam ne.”

Pasdite vonë u bë ballafaqimi në drejtori,midis specialistëve dhe auditeve. Akt-kontrolle pa numër.Meqë punonin me kopi pesë,nuk merrej vesh se për ke institucion ishin nxirë ato letra.Shefit të financës,nga një shikim rutinë,i ranë në sy pasaktësitë, e shkruara nga auditët, gjatë kohës që ata kakarisnin,për të metat e dobësitë e konstatuara  në institucion.

Në atë situatë të pakëndshme,shefi i financës nuk e prishi terezinë.Kujtoi shprehjen e filozofit Niçe:”Mediokritetit mos i bëj pasqyrim,sepse,e para, e nxeh, e dyta, bie pre e epidemiesë së tij.” Kush i grumbullon në zyrat shtetërore të tillë mediokër,që të privati nuk i lë kush të afrohen as te porta?O militantizmi,o korrupsioni i ndyrë,që nuk po lë “kala”pa marrë,në një shoqëri në kalbëzim,janë shkaqet kryesore.”

  - Çfarë keni për të thënë ju zoti shef?- ju drejtua drejtori, pas  një qetësie të besdishme.- Ende nuk e keni folur një fjalë.Pra këto kanë të drejtë?

Nuk kemi kohë ta dëgjojmë,- ndërhyri burrri,me emër gruaje.- Për ju tjerët kemi shkruar vetëm fjalë të mira.Përgjegjësitë shefi  t’i mbajë vetë.Prandaj ju nënshkruani letrat,sepse firma e tij,nuk na intereson.

Nuk kam parë më përparë auditë të gjithëditur si ju,- e nisi shefi me komplimenta,sa të tre u zgërdhinë me shumë kënaqësi.- Meqë ata nuk kanë kohë,nuk do të flas gjatë.U këshilloj, të mos nxitoheni ,thjeshtë për  arsye   teknike.Akt-kontollet e shumtë,në kokë shkruajnë për institucione   dhe specialistë të ndryshëm,që janë audituar nga të gjithëditurit  ,përpara se të na nderonin me ardhjen e tyre.Mendoj se nuk keni asnjë arsye të nënshkruani për kolegat tanë,në institucione të tjera!

Ra një qetësi në drejtori.U ulën kokat për të parë nëse ishin të vërtete ato që tha shefi.Ngadalë- ngadalë kokat u ngritën.Auditët të nxirë në fytyrë,dhe të kontrolluarit të trishtë,përveç shefit të finances, që i shkëlqenin sytë.E zeza mbi të bardhë dukej qartë,sepse edhe printeri qe i ri.

Më trego me sinqeritet!Pse erdhëm në këtë pikë? – iu drejtua drejtori shefit.

Disa gabime vijnë nga;“dituria” e madhe;nxitimi;mosnjohja e elektroktronikës nga  ana e auditëve.Nga këto tre shkaqe,të nderuarit audit,nuk pranojnë bashkëpunim.Nuk kanë respekt për moshën dhe eksperinecën  time si financjer.Kanë harruar se të dy palët jemi nëpunës shtetërore,për të njëjtin qëllim:”Te administrojmë pasurinë publike sa më mirë.”Në budallallëqet që shoh të shkruana në letra,vetëm një gjë më kënaq.Nuk është konstatuar një gjysëm leku dëm  ekonomik.  

E si mendon ti,të veprojmë në  këtë rast?- iu drejtua përsëri drejtori shefit.

Këto bënë të njejtin gabim,që bëj edhe unë në shtëpinë time,- e nisi shigjeten e parë shefi.-Kur  nuk është gruaja në shtëpi,shkoj te dollapi im, për të marrë ndonjë bluzë që me nevoitet për atë ditë.Nga nxitimi,edhe kur e gjej bluzën e shumëkërkuar,gruas i duhen   dy ditë për ta çuar dollapin tim, në gjendjen fillestare. Të gjithditurit, që kemi përballë, u futën në dollapin tonë,pa na pyetur se çfarë kërkonin.Nga këto arsye u  sollën vërdallë tëtë ditë,dhe në fund  bënë këtë material.

Këto janë gabime njerëzore,- u justifikua njëra nga gratë.

E drejtë,- e mbështeti shefi financës.- Kompjuterin portabël pse e mbani me vete.

Ne nuk kemi kompjuter.

Po  çanta e zezë,çfarë ka brënda?

Eshtë laptopi,  prodhim i fundit.

Kjo është arsyeja që ju nuk i bësoni kompjuterit,por vetëm laptopit!?

Po,- u përgjigjen njëzëri tre auditët.

Pse e mbani në krah?

Këtu i kemi arkivat tona.Nga nxitimi është bërë gabimi që konstatuat ju.

Evidencat i keni në Word.Shumat me se i nxirrni?

Me makinë llogaritëse.

Me një shikim rutinë,më ra në sy ,se nuk keni asnjë shumë të saktë.Ju nuk I besoni kompjuterit,por makinës llogaritëse që është ne laptop?-i thumboi shefi.- Eksperienca e juaj,duhet përhapur në tërë globin tokësorë,me anë të mediave sociale.

Ne cilën kooperative bujqësore ke punuar ti?-e  pyeti shefin auditja, që ju dëgjua zëri  për herë të parë.

Më falni zonjë!Jam qytetar.Keni marrë informacione të gabuara.Me ndërshmëri u them, se nuk e di sesi kanë punuar kolegët e mi në katund, -i qesëndisi shefi.

Në kooperativën tonë nuk ka pasur kompjuter.

Prandaj nuk u besoni edhe sot?

Kompjutrat,dihet nga të gjithë se janë me virus.Nuk kanë garanci,- e mbështeti kolegen  burri me zë gruaje.

Si na sygjeron të dalim nga kjo katrahurë?- iu drejtua drejtori shefit.

Nuk kam deshirë të flas,se kam frikë se me ndodh si në kuvendin e katundit.

U fute në të tuajat. Çoje deri në fund! – e urdhëroi drejtori.

Në kuvendin  e katundit,një katundarë i urtë,foli ca fjalë me mend, për zhvillimin ekonomik të katundit.I pëlqyen të gjithë fjalët e tij.I gjithëdituri, Myftari,(kryeplaku )e mbylli kuvendin me këtë konkluzion :”T’i kisha thënë unë ato fjalë,menjëherë do të zinin vend.Pse i nxorri  nga goja  Kadrija,ato nuk vlejnë.”

Çfarë kërkon të thuash  me këtë anektodë?- e pyeti shefin,burri me zë gruaje.

U përgjigja pyetjes së drejtorit, - dhe e pa  folësin në dritë të syrit.- Ndërsa për ju kam një keshillë.Më me hesap do t’u binte të merreshit me bujqësi e blegtori,se sa jeni futur në qytet, në shtëpia   me qera.

 Ne nuk kemi kohë.Nënshkruani kështu  si janë!- urdhëroi burri me zë gruaje.

Në ato letra të pasakta, më  kenë vënë një gjobë te majme. Eshtë për mua,apo ka mbetur nga kopi pesë? - i shigjetoi shefi I financës.

Ato do t’i paguash si Çeçoja,se të jem unë në grup pune! –urdhëroi burri me zë gruaje.

Bëji të fala Çeço mavrisë!Thuaji nga ana ime,se kur të vi me këto letra të nënshkruara nga ju,të levizë nga vendi,se i del më mirë.Një punë të ndershme dhe bashkëkohore  pse ju kërkoni ta nëpërkëmbni?Si të gjithëditur,pse nuk na e mësoni eksperiencën tuaj,të  përfituar në katund? -  iu drejtua shefi me ton auditëve .

Mbledhja mbaroi!Kur të bëhen letrat si duhet,do të takohemi përsëri! - e mbylli drejtori takimin.

Kur të dilni nga këtu,pyetni dikë në rrugë,t’u tregojë se laptopi është kompjuter, pa virus ,meqë ndizet,dhe jo thjeshtë  makinë llogaritëse.Nuk ia vlen të mbahet  ajo kaba për makine llogaritëse!-i gjuajti shefi i financës,kur auditët u afruan  te dera,pa tokur duart me asnjë nga të pranishmit.

Auditët erdhën edhe ikën të gjithëditur.Pas disa muajve shkuan  për të dhënë konkluzionet.Gjatë kohës ,që shefi financës,mbronte veten për gjobën e padrejtë, ata e akuzonin si të paburrë,sepse u mbrojt duke nxjerrë ne dritë   paditurinë e tyre.Këto janë sot  militantët auditë, që nuk i besojnë kompjuterit,sepse  u ka hyrë virusi , me deshirën e tyre, në trutë e kokës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat