Festivali Berlinale në shenjë të krijimtarisë së fuqishme femërore

Kultura

Festivali Berlinale në shenjë të krijimtarisë së fuqishme femërore

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 17:45
Juliette Binoche

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin u hap mbrëmë dhe një numër i madh i filmave me drejtorë femra janë në garën e sivjetme.

Aktorja franceze, Juliette Binoche do të udhëheq një juri gjashtë-anëtarësh të edicionit të këtij viti

Ngjarja kryesore e filmit në Gjermani filloi me shfaqjen e filmit të regjisorit danez, Lone Scherfig “The Kindness of Strangers” gjersa 17 filma po konkurrojnë për Çmimin e “Ariu i Artë”.

Në mesin e 17 filmave në konkurrencë zyrtare, shtatë ishin të drejtuara nga gratë gjersa nga yjet e famshme në qilim të kuq në Berlin pritet Catherine Deneuve, Andrea Tesinea, Diane Kruger dhe Christian Bale.

Çmimin për arritjen jetësore këtë vit do ta marr aktorja britanike, Charlotte Rampling gjersa fituesit do të shpallen më 16 shkurt.

Edhe këtë vit si në kaluarën në një ndër festivalet kryesore botërore do të shfaqen rreth 400 filma.

Ndryshe, vitin e kaluar, çmimi kryesor iu dha regjisores rumune Adina Pintili për filmin “Touch me Not”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat