Në Kaçanik promovohet libri “Mesjeta ime” i Ag Apollonit

Kultura

Në Kaçanik promovohet libri “Mesjeta ime” i Ag Apollonit

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 11:33
Ag Apolloni

“Mesjeta ime” është botuar para dy javësh Në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik dje është mbajtur promovimi i librit më të ri të Ag Apollonit, “Mesjeta ime”.

Ky është libri i dhjetë i autorit, kurse është hera e parë që një libër është promovuar në qytetin e tij të lindjes. Promovimi është zhvilluar si një bashkëbisedim mes studiuesit, Besnik Jaha dhe autorit Apollonit, ndërkohë që Jaha lexoi edhe disa pjesë nga libri “Mesjeta ime”.

Libri flet për qeverinë si kishë mesjetare, mediat dhe rrjetet sociale si inkuizicion, ekstremistët fetarë si templarët e dikurshëm, intelektualin si pelegrin që kërkon të çlodhet në një vend të shenjtë, maskën si fytyrë e pandjenjë, skizmën si pasojë e shpërdorimit të lirisë, alegorinë si kuptim i fshehur i jetës sonë. Libri “Mesjeta ime” është botuar para dy javësh dhe interesimi për këtë libër ka qenë mjaft i madh. Promovimi i radhës i këtij libri do të mbahet javën e ardhshme në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat