Me libra kundër gënjeshtrave serbe

Kultura

Me libra kundër gënjeshtrave serbe

Më: 25 mars 2019 Në ora: 08:06
Historiani Jusuf Buxhovi me Prof Mary C. Brennan, shefe e Katedrës së Historisë

Pas pritjeve në universitetet shtetërore në Çikago dhe Viskonsin, takimet e ngjashme vazhduan edhe në universitetet më të njohura të shtetit të Teksasit: në Austin (The University of Texas AT Austin) si dhe Universitetin Shetëror San Markos (Texas State University San Marcos).

Në Universitetin e Teksasit në Austin, u zhvillua një bisedë me profesor Paul Rascoe, drejtues i departamentit të informatikës dhe të sistemit librar. Ndërsa në Universitetin Shtetëror të Teksasit San Marcos, në Katedrën e Historisë si dhe në Qendrën për studime ndërkombëtare me Prof, Mary C. Brennan, shefe e Katedrës së Historisë. 

Edhe gjatë këtyre bisedave, profesorët amerikanë theksuan mungesën e veprave të autorëve shqiptarë dhe pasojat për ndriçimin objektiv të pamjes historike të shqiptarëve në kuadër të studimeve të Europës Juglindore, e cila të shumtën formulohet nga sllavisët ose autorët me pikëpamje të ngjashme nga rajoni.

Image

Prof. Brennan tha se disa herë u është drejtuar universiteteve në Tiranë dhe Prishtinë për literaturën përkatëse si dhe bashkëpunim të ndërsjellë shkencor, por nuk ka marrë përgjigje. 

"Presim që Kosova në anglisht t'ua hapë rrugën veprave të autorëve shqiptarë në universitetin tonë, në mënyrë që të konkurrojnë me të ngjashmet që kemi".
Edhe në Qendrën për Studime Ndërkombëtare të Universitetit Shtetëror të Teksasit San Marcos, historiani Denis J. Dunn ngriti çështjen e mungesës së literaturës së autorëve shqiptarë në këtë institut edhe përkundër kërkesës që u është drejtuar Tiranës dhe Prishtinës për bashkëpunim profesional dhe shkëmbim të literaturës shkencore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat