Abazët

Kultura

Abazët

Nga: Fatmir Lohja Më: 26 qershor 2019 Në ora: 08:18
Fatmir Lohja

Pasdite vonë,dola të takoj Ladin. Paradite më tha në telefon,se na ka ftuar një mik . Nuk më tregoi se cili na ftonte.Ma kërkoi takimin me ngut,për të më shuar kureshtjen.

Me Ladin ,kemi filluar punë në fshatin Gurë. Ai është ingjinjer ndërtimi , ndërsa unë jam ekonomist. E kemi kaluar mirë. Katundarët na respektonin edhe ne natyrshëm ndjeheshim mirë. Herë pas here gjejmë kohë dhe shkojmë në Gurë , për të kujtuar rininë . Nga larg ,më ra në sy ,se Ladi ishte në qejfë.Pak kohë më parë qemë takuar, prandaj nuk u zgjatëm me informacionet familjare,të punës,…...

Na ka ftuar me këmbëngulje Abaz Sadiku, - u fut direkt Ladi në temë.

Nuk zure mend prej tij,- i kthehem duke qeshur.- Edhe përpara dy viteve na thërriti më këmbëngulje. Sa i dhe skicat konstruktive për shtëpinë,u largua .Na tha vij shpejt, por nuk u pa më. E mbushi tavolinën pa na dëgjuar aspak. Me zor i bëmë paratë për të paguar faturën,për porosinë të cilën as gjysmën nuk qemë në gjendje ta kalonim poshtë. Atë të kujtohet zoti Lad ngjaria,dhe çfarë ke thënë atë ditë, edhe më pas,për atë stërmatrapaz.

Atë turp kërkon të lajë, prandaj na fton.E kam ndihmuar shumë në rikonstruksionin e lokalit, - mundohej të më mbushte mëndjen Ladi.

Ia preva shkurt, se nuk do të shkoj te lokali i zotit Abaz. Koha kalonte dhe Ladi nuk më ndahej. Sipas tij ,ai na kërkonte ose te dy,ose asnjërin.Një ditë vjeshte,më vranësira ,me makinën e Ladit, shkuan në Gurë, pasi ia mora premtimin, se do ta hidhte vallen, sipas lojës sime.

Në lokalin e rinovuar,vetë zoti Abaz,me të shoqen, dolën e na pritën.Thanë fjalë te mira për ne, që t’i dëgjonin klientët. Veshët na u skuqën nga emocionet. Në krye të vendit tavolina qe bërë gati për ne.

Ma lini në dorën time,se do të mbeteni tepër të kënaqur,- dhe zotin Abaz e përpiu dheu.

E thërras kamirerin me ton, që të me sillte menynë. Nuk vinte se kinse po mbante porosinë e zotit Abaz për ne.

-Nëse paguan zoti Abaz sill çfarë të duash! Nëse paguajmë ne, më sjell menynë, se ndryshe u çuam menjëherë!

Kamarieri shkoi te e shoqja e zoti Abaz. Se çfarë debatuan nuk i dëgjuam. Kamarieri,me veshët ulët, na tha se ne do të paguajmë,prandaj na solli menynë, që të mos çoheshim në sy të tërë atyre klientëve. Ladi filloi të kthjellohej më lojën time. Nuk jepte më as urdhëra, e as këshilla .

Ne meny çmimit ishin mbi dyfishin e çmimeve te lokaleve të qytetit. Kamarieri në vazhdimësi kërkonte të na mbushte mendjen se janë ushqime bio, të prodhuara në katund. Çmimi i mishit të pulës tre fish më i shrejtë, se i qëngjit manarë ,i shtrirë në hedhin jashtë .Vera e hapur e katundit, konkuronte me çmimet me ato të eksportit, të cilat janë të ambalazhuara me shumë salltanete. Rakija ishte si kudo, pesëdhjetë lekë një teke.

Porositëm një gjysëm litër raki,një gjysëm kilogram mishi qëngji, dhe një sallatë fshati. Kamarieri nuk largohej. Na këshillonte të merrnim tavat e shijshme. Na citonte menynë,me gatimet që kushtonin shumë shtrejtë. Vonë iu mbush mendja se nuk duam asgjë më shumë.

Një klient, në tavolinën pranë,kur e pa porosinë tonë të thjeshtë,iu drejtua me gazhare miqve të tij:”Me të thirrë tjetri për qejfë,dhe të porosisësh kaq pak,o jam i marrë unë, ose janë marrokë këto dy që kemi në krah.Me atë prezantim që u bëri Abazi në sy të tërë klientëve, do ta kishin dyfish të mbushur tavolinën,me porosinë që na ka dërguar neve.”

Ne vazhduan në hesapin tonë. Ngadalë-ngadale pinim rakinë dhe e bluanim ushqimin me shije.Ladin e dua fort se më pelqem humori i tij. Se ku i gjen ,apo i sajon, situatat komike i tregon bukurmirë. Na pëlqyen ushqimet që kaluam poshtë në stomak. Erdhëm në formë .

Tërë të pranishmeve në lokal,u tërhoqi vemëndjen e bertitura e një klienti. Ai nuk pranonte të paguante asnjë lekë,se ishti i ftuar nga zoti Abaz, me rastin e rikonstruksionit të lokali. Donte urgjentisht prezencen e pronarit. Kamarieri i kërkonte paratë.I tregoi,se pronari i tij, pa para të fton në shtëpi. Në lokal janë tatimet e taksat që të vënë gjoba, nëse nuk e pret kuponin tatimor. Për të qetësuar klientin e pabindur,kamarieri thërriti bodiguardin e lokali. Një madhosh, që fliste pak,iu afrua klientit të pabindur.

I pabinduri u squll. Pagoi paratë. Doli jashtë duke bertitur, që ta dëgjonin të pranishmit.Deklaroi me solemnitet se; në atë lokal nuk do të vinte më; me zotin Abaz do të dalë në duel,ku do të përcaktoj se kush do të bënte hije mbi dhe më pas. Pas daljes të pabindurit ,në lokal zhurma u shtua. Kamarieri u dergonte me sira faturën tatimore, me shifra të kripura për t’u paguar. Zoti Abaz nuk dukej gjëkundi. Kamarieri, mesa dukej ,qe mësuar bukurmirë me këtë praktikë. Nuk e ngrinte zërin asnjë gjysëm toni. Për të pabindurit thërriste madhoshin dhe arkëtimi i parave vazhdonte për bukuri.

Po ndiqja me vemëndje ndryshimet emocionale të klientëve.Gëzimi i ardhjes , sëbashku me kënaqesinë e tavolinës së bollshme,me marrjen e faturave tatimore ,zbehej në vend.Fytyrat e tyre filluan të nxihen nga rrevolta për mashtrimin.Zhgenjimi në gëzim, është shumë më i rëndë se në situatat normale,ku e papritura të sjell edhe gëzime edhe hidhërime.Klientët,ndonëse në mosha të ndryshme,të njëjtin zemërim shprehnin për ftesën e gënjeshtërt.U binden se kishin rënë në kurth, nga miku i pabesë.

Sa është shuma e faturës suaj?- na pyeti klienti që na quajti marrokë,kur bëmë porosinë.

Më pak se dymijë lekë,- iu kthye Ladi më zë të ulët.

E dëgjuam nga goja e tij, që ju ishit të ftuarit kryesorë.

Jam inxhinjeri që i kam bërë llogaritjet teknike për rikonstruksionin e lokalit. Nuk i kam marrë asnjë dy lekësh,nga njohja e vjetër.

Si iu shkoj ndërmend të porosisni aq pak!?

Shoku im i mirë është me profesion ekonomist.Sa ka hipur në autoveturë më ka thënë:” Të shtrijmë këmbët sa kemi jorganin.”Për ne është e mjaftueshme ajo që porositëm. Siç e shihni ,mbi tavolinë çfarë kemi porositur është konsumuar. Ndryshe nga tavolina e juaj,që u ka mbetur ushqim,për të ngrënë një javë më pas,- e mbylli Ladi.

E njoh Abaz si matrapaz nga fëmijëria.Më është lutur t’i vija me shokë,me rastin e rikonstruksionit të lokalit.Meqë ka thërritur edhe Nikon,u bëmë bashkë të dy,- sqaroi klienti i tavolinës pranë nesh,duke drejtuar dorën nga ai që na quajti marrokë në fillim.- Jam dakort deri diku ta paguaj tavolinën.Edhe shteti kërkon detyrimet e veta.Nuk e kuptoj pse porosinë e bër zoti Abaz!?Mirë që me therret,por pse nuk më lë të zgjedh sipas deshirave të mia? Tradia e thotë: ”Kush porosit paguan!”Me paratë tona kërkon të luaj ai?Fatura jonë, është sa pesëfishi i vlerës se faturës suaj, dhe mesa shoh, ju jeni më të kënaqur se ne.Ku ta çojmë tërë këtë mallë,që nuk e konsumojmë dot?

Në fillim u treguat të pakujdesshëm,se nuk e patë menynë.Hidhni një sy çmimeve , të bindeni pse fatura u ka shkuar aq shtrejtë!-i këshilloi Ladi.

Pas çdo çmimi të kripur,në sallë u dëgjuan këto thërritje:” Çmenduri”.Si i ka shkuar ndërmend që për dy pulastrena, e një grusht oriz, të më marrë tre ditë punë? Tre qepë të njoma,të vogla,të shëmtuara, i ka vënë çmimin 150 lekë.I njëjti çmim është për; tre hudhra të holla, të shrembtra, të njoma;specat aspak të shijshem; djathin e butë ,e të fortë,pa shije.Tavat e dheut me gjizë e mushkëri I kanë çmimet mbi re.Po t’I blente gruaja këto zarzavate të shemtuara,me të tilla çmime,do ta kisha ndarë në vend, megjithëse më ka bërë me shtatë kalamaj.Vetëm hasudja,që as qeni nuk e ha,qënka gratis nga zoti Abaz!?”

Sa mbaronte njëri,i rrinte gati tjetri me tonalitet më të lartë.Çfarë nuk u tha nga të pranishmit e merzitur.Në fillim urrejtja pati si adresë Abazin.Më pas konflikti u perqendrua në tavolina,ku akuzonin njëri-tjetrin,se cili e futi tjetrin në grackë.

Një përshtypje të veçantë, më bënte gruaja e zotit Abaz.Shetiste në sallë buzagaz, për të ndihmuar, e kontrolluar kamarierët.Si në fillim, që mori pelqimet,edhe në fund, për çfarë degjonte nuk e prishte terëzinë.Herë pas here ankohej se nu kanë kliente të shumtë,për të nxjerrë shpenzimet e bëra për rikonstuksionin e lokalit.” Ka gjetur tenxheria kapakun.”- e lëshoi njëri proverbin e vjetër.

Nuk i ka tëra fajet Abazi,- u fola me zë të ulët, në një moment qetësie, pasi klintët e nxorrën dufin jashtë.

Çfarë faji kemi ne në këtë poshtërsi?- me pyet njëri me ton.

Strategjija e Abazit është ngritur mbi konceptet tona të mbrapshta.

E cilat janë ata? - më ndërpreu një klient, në një tavolinë pak më larg.

Për t’u dukur ,në lokal,porosisim më shumë se konsumojmë.

Ky është qejfi i lokalit.Edhe në shtëpi hamë më shumë,kur ushqimi është me cilësi ,dhe na pëlqen,- më ndërpreu një tjetër klient.

Eshtë i saktë arsyetimi yt,- i mbaj ison folësit.-Abazi,duke e ditur këtë hobi tonën,që sapo e miratuam të gjithë ,na quk në deshirën tjetër ,që ne e mbajmë të fshehur në gjoks.

E cila është ajo?- më pyetën në kor.

Kur është qyl, kemi deshirë të hamë, e të pimë, sa të plasim,duke mos u marrë as me cilësinë,as me sasinë,e as me çmimin.

Pikës i ke ra ,- e vulosi një mesoburrë.

Çfarë na këshillon ekonomisti?- më pyeti një tjetër.

U mundova t’u shpjegoj se praktika e Abazit nuk është shpikje e tij. Fatkeqësisht, kjo eksperiencë e mbrapsht,ka nisë në qytet, dhe më pas u hap edhe në katund ,ku traditat janë më të konservuara.Pa të njohur,me buzëqeshje të shtirë, duke u hequr si mjeshtra të kulinarisë,të rekomandojnë që porosinë ta lësh në dorën e tyre.Ata që bien në këtë kurth,nga shkundja e xhepit,nuk e harrojnë për të keq lokalin X.

Zonja ankohet për mugesën klientëve. Vendasit nuk futen brënda nga çmimet stratosferike.Qyteti nuk vjen se përveç shpenzimeve për abazët,duhet do të përballojnë edhe çmimet e udhëtimit për të shkuar në katund.Nuk e kuptojnë abazët,se me çmime të ulta mund ta konkurojnë qytetin,se për standartet e shërbimit, duhen dekada për të arritur ato të qytetit.Kjo është arsyja pse shumë prej tyre kanë falimentuar, ndonëse kanë bërë shpenzime marramëndëse.

Vini re rrugës, kur të ktheheni,se sa lokale të abazëve kanë tabelet në xhama ,se lokali shitet ,ose jepet me qera! Bëjëni qejfin,por duke respektuar xhepin,nëse nuk doni të dilni të qethur, e të rruar,nga abazët!- u dhashë një këshillë të sinqertë,nga eksperienca e gjatë e profesionit tim, përpara se të ngriheshimm me zotni Ladin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat