Novobërda dhe Katedralja Katolike e Shën Nikollës gjatë shekujve

Kultura

Novobërda dhe Katedralja Katolike e Shën Nikollës gjatë shekujve

Nga: Dr. Arben Arifi & Dedë Palokaj Më: 31 korrik 2019 Në ora: 07:19
Novobërdë

Novobërda gjendet në pjesën lindore të Kosovës në një teren kodrinoro-malor dhe me një pozitë të favorshme gjeografike dhe gjeostrategjike. Me zhvillimin e xehtarisë ajo u bë qendra kryesore e xehtarisë, tregëtisë, zejtarisë, kulturës dhe religjionit në gjithë periudhën mesjetare. Si qendër minerale, Novobërda përmendet që nga shek. IV-II para Krishtit. Për të ishin të interesuar pa përjashtim të gjithë pushtuesit që erdhen në Dardani që nga periudha antike. Që nga antikiteti Dardania u shqua me vepra monumentale sakrale të krishterimit siç janë: bazilikat, katakombet, afreskat, varrezat, mozaiqet, reliktet e ndryshme arkeologjike me tematikë krishtere etj. që shumica prej tyre shquhen me përmasa të jashtëzakonshme.

Qyteti i Novobërdës padyshim ishte një ndër qendrat minerale më të njohura, e cila u eksploatua në vazhdimësi nga romakët, bizantinët, osmanet dhe serbet. Siç shprehët Arthur Evans shfrytëzimi i suksesshëm i minierave të argjendëta të këtij lloji nga minatorët Ragusian dhe Sakson lindi në mesjetë në qytetin e rëndësishëm mineral të Trepçes, vetëm pak kilometra larg nga ky lokalitet i kohës romake dhe, pak më larg Jugut, qyteti më i njohur i Novobërdës - Nyeubergeor Newburgh i kolonistëve saksonë - për të cilën Dr. Jirecek me të drejtë vë në dukje se që nga mesi i shekullit të katërmbëdhjetë deri në mes të shekullit XV ishte themeli i rëndësishëm i qyteteve në të gjithë brendësinë e Gadishullit Ballkanit".

Më pushtimin e Dardanisë nga romakët fokusi në radhë të parë binte tek minierat që ishin burimi kryesor i Perandorisë Romake. Gadishulli Iberik nuk ishte burimi i vetëm i metaleve për romakët, për shkak se minierat iberiane kishin pësuar disa transformime. Minierat, në pjesë të tjera të Perandorisë Romake pësuan gjithashtu ndryshime. Megjithëse Dacia, u bë burimi më i rëndësishëm i arit pas Spanjës veri-perëndimore, që e humbi Roma në vitin 270 pas Krishtit, ku për këtë ekzistojnë dëshmi për minierat e arit në tërë Perandorinë Romake. Kodi Theodosian i referohet minierave të arit në pjesën lindore të Perandorisë (Iliri, Maqedoni, Traki, Pont dhe Azi) në shekullin e katërt. Ai gjithashtu përmban rregullore për emërimin e procuratores metallorum nga klasa e kurive të Maqedonisë, në brendësi të Dakisë, Mezisë dhe Dardanisë. Dhe në fund ky kod, bën një referencë të përgjithshme për metalet në Itali dhe Gali. Pas braktisjes së pasurive të arit dhe argjendit në Dakinë Romake në vitin 272 pas Krishtit, fokusi i shfrytëzimit të burimeve të xeheve u transferua në provincat në bregun e djathtë të Danubit, në Moesia Prima dhe Dacia Ripensis dhe më larg në brendësi të Gadishullit Ballkanik, në Dacia Mediterranea dhe Dardania.

Një nga aktivitetet më të rëndësishme ekonomike të Dardanëve që nga koha parahistorike deri në antikitetin e vonë ishte shfrytëzimi i minierave. Që do të thot se Dardania ishte vend i pasur me pasuri të ndryshme minerale, e për këtë është mëse e kuptueshme që popullësia ishte e lidhur ngushtë me metalurgji.

Është i njohur fakti për humbjen e rëndësisë ekonomike të provincave perëndimore, dhe për këtë fakt vlera e provincave të Danubit dhe të Ballkanit u rrit në tre shekujt e parë, dhe kjo ndodhi veçanërisht për shkak të pasurisë minerale. Nisur nga këto rrethana Perandoria Romake ishte dobësuar financiarisht. ‘’Kjo shifet qartë nga fakti se për të gjithë perandorët romakë minierat ishin tepër të rëndësishme, madje edhe për senatorët që zotëronin pronat e tyre.’’

Natyrisht minierat mundësuan edhe zhvillimin e numizmatikës në këtë rajon. Kështu, Mezia dhe Dardania gradualisht u bënë qendra të njohura të farkimit të monedhave. Mu për këtë, minierat më të rëndësishme të Mezisë së Eperme hynë në domenin perandorak e bashkë me të edhe të ardhurave te tyre. Ato shkonin drejt politikave fiskale si thesar shtetëror i kontrolluar nga perandori në kufijtë e pasurive minierale dhe stacioneve doganore që kontrollonin tregtinë midis domeneve fiskale dhe territoreve municipale. Kështu, për shembull, një shenim në Aquae Bas, dëshmuar në një mbishkrim votiv nga banja e Kurshumlisë shënoi tranzicionin nga territori i qytetit të Niaisus në rrethin e minierave të luginës së Ibrit (metallae Dardanica) me qendër në Municipium DD, që përfshinte minerat e zonave të Kopaonikut. Këtu vend të rëndësishëm zinte edhe miniera e Novobërdës edhe pse nuk ishte e eksploatuar si në mesjetë po ashtu edhe në përiudhën osmane. Distrikti mineral mbrohej nga romakët, siç pohohet nga burimet romake të natyrës ushtarake. Për Novobërdën e kemi një të dhënë tjetër nga aspekti ushtarak me rastin e krijimit të kohortave të para romake. Në shekujt I-II pas Krishtit u krijua njësia “ala Vespaziana Dardanorum”, me 500 kalorës dardanë, që i mbronte distriktet xehetare të rajonit Novobërdë - Kopaonik. Nga kjo e dhënë del që qyteti i Novobërdës është krijuar që nga antika fal minierave të pasura. Por nuk ishte vetëm Novobërda por e tërë Dardania si njëra ndër qëndrat minerale më të rëndësishme për vetë Romën. Për arin dardan na njofton edhe Plini (Plin. 33. Hist. nat. 3. 12.) Gjithëashtu edhe Kodi Theodosian i referohet minatorëve të arit në pjesën lindore të Perandorisë (Iliri, Maqedoni, Traki, Pont dhe Azi) në shekullin e katërt e më vonë. Ai gjithashtu përmban rregullore për emërimin e procuratores metallorum nga klasa e kurive të Maqedonisë, në brendësi Dacisë, Moesisë dhe Dardanisë.

Dardania kishte nje kompleks mineral « Metalli Dardanici », që përbëhej nga 5 distrikte, në këto qendera:

Municipium Dardanorum, (B) Ulpiana, (C) Lopate (emir I vjeter antik Lamud (um?) ose Konjuh (Vizi (anum?) ose Kratovo (Kratiskara?), (D) Remesiana and (E) Timacum Minus. Distrikti i Ulpianës kishte në shfrytezim edhe minierat Janjevës, NovoBërdës, Donja Gushtericës, si dhe arealin e Hajvalisë-Kishnicës.

Që nga kjo kohë në vazhdimësi ky qytet ka vazhduar të jetë qënder minerale deri në mesjetë. Tregu i Novobërdës e ka origjinën në periudhën ndërmjet viteve 1304 dhe 1319, kur është përmendur për herë të parë në mënyrë indirekte në qytetin e Dubrovnikut. Përmendja më e hershme e kësaj miniere si qendër komerciale, e cila gjithashtu ishte një qender e farkimit te monedhave, daton në vitin 1326. Shfrytëzimi intensiv i minierave të kësaj kohe është dëshmuar më së miri nga zgura të shumta metalike në rrethinën e afërt dhe të largët të qytetit, si dhe toponimia që tregon ekzistencen e minierave të mëparshme. Në të njetën kohë kur përmenden vendet ku jeton popullata arbërore katolike.Novobërda ka pasur për disa dekada zhvillim ekonomik dinamik. Ishin tregtarët dubrovnikas që i dhan hov të madh zhvillimit të tregtisë sepse përmes tyre tregëtoheshin edhe prodhimet e ndryshme të Novobërdës në vendet tjera, kjo dëshmohët edhe nga dokumente të shumta të lëshuara nga Dubrovniku e që sot ruhën aty.

Sipas të dhënave nga gjysma e parë e shek. XV bashkëkohësit theksonin madhështinë e Novobërdes dhe të ardhurat që vileshin nga despotet serbë, gjithashtu edhe më vonë nga perandoria osmane. Fjalën kryesore në këto aktivitete e kishin përfaqësuesit e popullsisë arberore katolike, Saset, pastaj Dubrovnikasit, Kotorasit dhe tregëtarët nga qytetet e tjera bregdetare të adriatikut.

Sipas një të dhëne Dubrovniku e kishte rritur të ardhurat e dukatëve në shkallë shumë të lartë në shek. XVI, falë edhe Novobërdës nga ku tregtonte sasi të madhe ari e sidomos argjendi. Në vitin 1575, Raguzanet kishin depozituar 262.140 dukat, dhe në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë më shumë se 600.000 dukat (monedhë e vjetër prej argjendi dhe më vonë prej ari, që përdorej në shumë vende të Evropës Perëndimore).

Për Novobërden shkrimtari Konstantin Filozofi shkruan kështu: Novoberda ishte një qytet i argjendit dhe i arit. Duka, shkrimtar bizantinë, e përmend Novobërdën si «nëna e qyteteve». Për Novobërdën, Krisobuli thotë se është aq shumë e pasur me ar dhe argjend, sa që do të mund të «lërohej nëpër ari të pastër »; ose «ari dhe argjendi burojnë prej toke». Udhëpërshkruesi francez i shek.XV, Bertrandon de la Broquiere, që udhëtoi nëpër këto treva gjatë viteve 1432-1433, si përfaqësues i Filipit të Mirë nga Burgundia shënon se: «Novobërda apo siç e quan Nyeuberghe gjendet buzë lumit të Moravës në kufijtë midis Serbisë, Shqipërisë dhe Bosnjës». Kurse për pasuritë e saj thotë: «në këtë qytet gjendet një xeherore e arit dhe e argjendit nga e cila nxirren për çdo vit më shumë se 200 mijë dukatë (...plus de sont mille ducatz.).» Gjon Kapistrani prift françeskan, në letrën e tij dërguar Papës Kaliksit III (1455-1458) më 1 qershor të vitit 1455, pra menjëherë pas rënjës së qytetit, më keqardhje konstaton se qyteti është pushtuar nga turqit respektivisht Sulltan Mehmeti II pushtuesi, duke theksuar se aty ishte një minierë ari dhe argjendi, e cila i ipte zotërisë çdo vitë 120 000 dukatë: Mahometh Turcarum imperatore mocupasse pottisimam Rasciae civitatem, Nobordam (Novoberdo) nomine, ubi auri et argenti fodina est, quae domino suo annuatim, ut ferunt, centum et vigintimillia ducatorum reddebat. Për nga rëndësia si qëndër minerale dhe që kishte specialist të minierave Novobërda ishte e njohur mirë tek sulltanët. Osmanët punësonin ish zejtarë dhe punëtorë nga jashtë, jo vetëm për të ndihmuar në operimin e minierave të Ballkanit dhe për të shërbyer në fortesa, por gjithashtu u mbështetën në njohuritë e tyre në kohën e sulltanëve. Ndërsa Mehemmed II gjeti se ai kishte një forcë të pamjaftueshme të trajnuar për të gërmuar minierat nën muret e Konstandinopojës në vitin 1453, ai ishte i detyruar që të merrte minatorë profesionistë nga Novobërda. Edhe gjatë përiudhës osmane pas pushtimit ajo ishte ndër minierat më të fuqishme në rajon. Para se shkencëtarët që merren më çështjen e së kaluarës së Novobërdës, mbetjet e saj do të ju interesojnë njerëzve që kanë studiuar karakteristikat minerare dhe gjeologjike të asaj zone. Rafael Hoffman la një të dhënë për zonën e Novobërdës duke dhënë informacion të përgjithshëm mbi historinë e këtij qyteti, më një përshkrim të mbetjeve të saj. Në ditët e hershme të sundimit turk pati një aktivitet të madh poashtu edhe në Serbi, ku kronisti osman Haxhi Kallfa përmend minierat në Novobërdë dhe Küstendil, dhe në Maqedoninë e Jugut në Madenokhorio, ndërsa magnetitet dhe deri në një farë mase larja e arit vazhdoi të bëhët deri në kohët e fundit.

Me organizimin urban, Novobërda kujton në një farë mase qytetët e Europës Perëndimore në mesjetën e hershme, ajo gjithashtu u bë qendër kulturore. Është interesante të theksojmë se pse mungon prezenca bizantine në këtë kohë kur dihët së këto territore ishin nën pushtimin bizantin. Si dukët vetë prezenca e madhe sase dhe dubrovnikase e përmes tyre edhe ajo arbërore katolike ishin në njëfarë forme kërcenim edhe për bizantinët dhe sidomos për sllavët për dominimin katolik romak sepse popullata vendore shqiptare ishte me shumicë dhe ishte katolike. Demetrius Cantacuzenus ishte në këtë qytet që nga fëmijëria e tij, pa qenë në gjendje të thoshte nëse ai kishte lindur atje ose kishte ndjekur thjesht babain e tij, i cili kishte ardhur për të jetuar atje. I lindur rreth vitit 1435, ai ishte dëshmitar i dy ngjarjeve të mëdha që shënuan historinë e Novobërdës: rrethimi dhe kapja e parë nga ana e turqve në 1441, dhe okupimi i dytë, i cili përfundimisht e vendosi qytetin nën sundimin e huaj në vitin 1455. Vitet e këtij pushtimi të trishtuar nuk kaluan pa ushtruar një ndikim të thellë në formimin intelektual dhe shpirtëror të këtij greku i cili, nën presionin e mjedisit në të cilin ai ishte i detyruar të jetonte, ishte skllavëruar pothuajse tërësisht. Por gjatë gjysmës së dytë të shekullit XV, turqit zhvendosën me forcë një pjesë të popullsisë për të ripopulluar kryeqytetin e Kostandinopojës dhe rrethinat e saj. Më 1477, një përfaqësues i familjes së kantakuzenve (Cantacuzenve) në Novobërdë, Gjon (John) Cantacuzene, u vra me dy vëllezërit dhe tetë djemtë e tij nga turqit.

Krahas veprave të karakterit hagiografik të origjinës bizantine (përveç dy teksteve që kanë të bëjnë me Shën Cirilin dhe Shën Metodin) dhe shkrimet e shkrimtarëve patristikë dhe disa shkrimtarëve kishtarë të periudhës bizantine, gjëjmë më shumë se dyqind fletë, vepra dogmatike dhe polemike, të drejtuara posaçërisht kundër "Latinve". Duke imponuar këtë zgjedhje të teksteve, Demetrius Cantacuzene kishte vepruar si bizantin i mirë, besnik ndaj përkufizimeve të Patriarkanës së Konstandinopojës që nga viti 1453, e cila, duke ndjekur vijën e tërhequr nga Gennadios Scholarios, pa rrezikun kryesor jo aq në kërcënimet e islamizmit, por për shkak të mundësive të depërtimit të doktrinës katolike në mesin e popujve të Ballkanit dhe sidomos në Novobërdë, për shkak të pranisë së saksonëve dhe të ragusianëve.

Por pas pushtimit osman gjendja ishte e rëndë për tërë popullatën vendore. Traktati i dorëzimit në mënyrë eksplicite iu dha banorëve novobërdas të drejtën për të qëndruar në qytetin e tyre, por në fund kjo e drejtë u kufizua vetëm tek minatorët, puna e të cilëve ishte e domosdoshme për osmanët. Njerëzit e famshëm të qytetit u ekzekutuan; 320 djem të rinj u regjistruan si Jeniçer. Midis tyre ishin bijtë e Mikael Konstantinoviç të Ostrovicës dhe më së shumti Konstandin Mihajlloviqi, i cili më vonë i bëri emër vetës me Kujtimet e tij të një Jeniçeri, të shkruar në Poloni, një evidencë e besueshme e ngjarjeve të periudhës pas pushtimit osman.

Shtatëqind gra të Novobërdës u dorëzuan në ushtri. Kisha katolike e Shën Nikollës, zakonisht e njohur si kisha saksone, iu hoq çatia dhe kembana, por nuk u mor nga saksonët deri në vitin 1466, kur u shndërrua në një xhami. Në vitin 1467, pjesa tjetër e popullsisë u dërgua në Stamboll. Kolonia osmane e vendosur në qytetin e pushtuar doli e paaftë për të ndalur rënien e saj. Si një vend mineral, Novobërda ruajti njëfarë rëndësie deri në sundimin e Murad IV, i cili ende kishte monedha të farkuara atje. Minierat e arit dhe argjendit, të cilat deri në pushtimin e tij, i kishin dhënë 120.000 dukat në vit, sot atje nuk ngeli me shumë se sa një gjurmë e qytetit të rëndësishëm dhe pasurisë pothuajse legjendare që kishte.

Sipas njoftimeve që na jep Marin Bici edhe pas pushtimeve turke ne shekujt e më vonshëm në Novobërdë popullata katolike kishte një kishë të ndërtuar mirë në atë vend, nga fjalët e tij, ajo mund të pranojë 1000 njerëz. Duhët të përmendim se kulmi në atë kohë ishte dëmtuar. Një kilometer më larg është një tjetër kishë, e bukur dhe e madhe, kushtuar Virgjëres Mari dhe mund të strehojë 3000 vetë.

kryerjes së vizitës kanonike, Giorgio Bianchi vizitoi zonën e Novobërdes në vitin 1642 dhe la një shënim mbi objektet në atë zonë. Duke e përshkruar Novoberdën, ai thotë se në periferi nën kështjellë, gjendet kisha e Shën Nikollës. Në vendin ku moka turke (xhami) ishte e vendosur në katedralën e vjetër, dhe në një distancë prej 1/3 milje nga katedralja ishte kisha katolike e Shën Mërisë.

përveçëse popullata shqiptare katolike ishte shumicë në Novoberdë shpesh kishte edhe përqindje të kosiderueshme ortodokse. Në sajë të burimeve osmane të shek XV-XIV, dëshmohet dhe argumentohet edhe aspekti konfensional, në Kosovë, Maqedoni të sotme, në rajonin e Nishit dhe të Novipazarit në mesjetë. Sipas studiuesve shqiptarë S. Pulaha, M. Tërnava etj, përveç popullsisë shqiptare të besimit katolik, jetonte edhe popullsia shqiptare e besimit ortodokës.

Si dëshmi për ketë dëshmon fakti se kryefamiljarët shqiptarë të besimit ortodokës mbanin emra të përzier krishtere-shqiptarë dhe sllavo-shqiptarë me format e gjuhës shqipe si psh. pop Petri, pop Dimitri, pop Braja, pop Pepa, pop Jako, që dalin në kazanë e Novobërdës dhe në nahijën e Moravës. Sipas analizës së bërë Defterit Vëllk nga studiuesi I. Rexha, del se, në më se 350 vendbanime, prej 600 gjithsej dalin kryefamiljarë shqiptarë më antroponimi dhe patronimi tradicionale shqiptare të gjuhës shqipe. Sipas përkatësisë fetare pjesa dërmuese e shqiptarëve te Vilajetit Vëllk apo Kosovës (pa rrafshin e Dukgjinit), i takonin besimit ortodoks. Ndërsa në 300 vendbanimet e tjera procesi i sllavizmit të antroponimisë shqiptare kishte përfunduar. Për këtë arsye është mjaft vështirë të nxirret struktura etnike dhe ajo fetare në këto 300 fshatra, por kjo nuk do të thotë se në ato vendbanime nuk kishte antroponimi shqiptare, për faktin se kryefamiljarët shqiptarë fshihen tani nën petkun e emrave sllavë. Kjo është edhe një dëshmi e fortë se në cilin do rast qoftë elemneti shqiptar ishte shumicë dhe rrjedhimisht besimtarët shumicë ishin shqiptarët bashk me saset, kotorrasit, dubrovnikasit etj. Madje edhe ne rastet kur flitet për kishën ortodokse është elementi shqiptar shumicë prandaj edhe kisha ortodokse në Kosovë ka përkatësi multietnike.

Me sa është e njohur deri më tani, si dokument të parë mbi Novobërdën, kemi dekretin e mbretit Stefan Deçanit, të janarit të vitit 1326, e që ka të bëjë me marrëdhëniet e Raguzës me Novobërdën, përkatësisht, me një njoftim që mbreti Stefan Deçani i bënë princit raguzan se qiramarrësi i doganave të Novobërdës Luca M. De Luchari i kishte paguar të gjitha borxhet. Të dhënat e para perëndimore, për Novobërdën na vijnë nga Vatikani, që një kohësisht janë edhe të dhënat e para mbi organizimin kishtar të kesaj famullie, që datojnë nga viti 1303, përkatësisht nga një letër e papës Benediktit XI drejtuar arqipeshkvit të Tivarit, ku përmenden famullitë katolike, apo më saktësisht në një letër tjetër të papës Klimentit VI, që mban datën 7 janar të vitit 1346, e që i drejtohet Stefan Dushanit, mbretit të Rashës për uzurpimet që ua kishte bërë kishave katolike të Prizrenit, Novobërdës, etj. Siç del nga kjo letër, kisha famullitare e Novobërdës ishte nën juridiksionin e ipeshkvit të Kotorrit.

Në gjysmën e Shek. XIV. Siç shihët në letrën e Papa Klementit VI. nga 7 Janari 1346, Prizreni, Novobërdo, Janjevo, Koporići, Plana, Ostraca, Brskovo dhe Rudnik u përmendën si famulli katolike në Serbi. Që nga themelimi i famullisë katolike romake në brendësi të Serbisë, duke shkaktuar antagonizëm në mes të dioqezës së Kotorit dhe Kryedioqezës së Barit për shkak të juridiksionit mbi to

Për t'u njohur me mirë me gjendjën na mundëson një dokument, përmbajtja e të cilit jep një pamje më pak të njohur të së kaluarës së famullisë së Novobërdës, qytetit dhe rrethinës së saj, në periudhën para dekadës së nëntë të shekullit XIV. Kjo është letra e Papës Urbanit VI. dërguar ipeshkvit të Kotorit më 8 shkurt 1381. Ai ruhet në transkriptin e dorëshkrimit të gjetur në Arkivin kroat të HAZU. Përveç fakteve në lidhje me famullinë dhe ekzistencën e saj, përmbajtja e letrës përfaqëson një burim shumë të vlefshëm informacioni për ngjarjet në Novobërdë, të cilat pasuan pas betejës së Maricës, periudha që ka mungesë të dhenave në burimet bashkëkohore.

Meqense financuesit kryesor të kishave në Europ kanë qenë xehetarët edhe në Novobërdë ishin sasët ata që investuan. Për shkak të kontributit të tyre në këtë qytet edhe vetë Novobërda është quajtur vendi i saseve. Këtu ishte kisha katolike e Shën Nikollës (Kollit), e cila në vitin 1466 është shndërruar në xhami. Kisha e dytë ishte një kishë kushtuar Shën Merisë "S. Maria in Dogni Trg", e cila gjendej në sheshin e poshtem. Famullia e Novobërdës ishte një famulli e organizuar mirë sepse në gjirin e saj kishte edhe disa kisha përshkak të zhvillimit të madh ekonomik dhe numrin e popullsisë së lartë që kishte.

Jovan Cvijić ishte gjithashtu në zonën e Novobërdës. Duke e përshkruar këtë zonë, ai siguroi informacion mbi mbetjët e ndërtesave dhe kishave, gjurmët e të cilëve u varrosën ose mungonin në ndërkohë. Rreth kalasë dhe rrethinës së saj, thotë ai, "Ka një pus të vjetër në mes të qytetit të brendshëm; ne ende mund të shohim themelet e shtëpisë dhe të kishës që është vetëm në muret e qytetit ... Pjesa kryesore e kështjellës ishte rreth lartësisë që tani quhet Bair dhe është drejtpërdrejt nën qytetin në anën verilindore. Ishte kisha e Shën e Premtës, tani e shndërruar në xhami. Ekzistojnë rrenoja të më shumë se katër kishave të njohura nga narteksi dhe altari. Padyshim që ishte kishë katolike sase nga ajo së çfar mund të shihët nga rrenojat mbi fshatin Bostan, jashtë ne periferi nevaroshin e vjetër." Por ky konstatim i Cvijić për kishën Katolike Sase është i paqëndryeshëm sepse në kishën Katolike nuk ka kisha nacionale. Nuk ka kishë katolike sase, dubrovnikase, kotorrase etj., por ka kishë katolike siç është dhe vetë kuptimi etimologjik i fjalës, katolikos = i përgjithshëm).

Për sqarim vlen të thekësohet se që nga fillim kisha ishte Katolike (gr. καθολικός - katholikós) i përgjithshëm, i gjithëmbarshëm – universal që i përfshinë të gjithë popujt e botës mbarë pa asnjë përjashtim që me anë të pagëzimit (gr. baptizein - baptizein) secili mund të bëhen anëtarë të saj (krah. Vap. 2, 5 1– 1). Edhe pse fjala “katolike“ nuk mund të haset në Besëlidhjen e Re, por realiteti shihet nga ditëlindja e Kishës – ditën e Rrëshajëve (Vap. 2, 1 – 13). Termi “Kisha katolike“ definitivisht u bë e plotëfuqishme kur u formulua “Besojma e Nikesë“ në Koncilin e mbajtur në vitin 325 ku në mes tjerash thuhet: ...Besoj në Kishën shenjtë katolike... Ndërsa edhe Shën Injaci i Antiokisë që u martirizua në vitin 107 pas Krishtit në shkrimet e tija e përdor fjelën katolike dhe thotë: “Ku është Krishti, atje është Kisha katolike.” Ndërsa fjalën krishterim (gr. Chrisianismos - Chrisianismos) për herë të parë e hasim në Besëlidhjen e Re, në veprat e apostujve (Vap. 11, 16; 26; 28, 1Pj. 4, 16).

Që nga ajo ngjarje e madhe e themelimit të Kishës dhe duke i kapërcyer suazat e nacionalizmit hebrej në të cilën kishte lindur dhe nacionalizmat tjerë si dhe duke tejkaluar konceptin hebrej mbi popullin e zgjedhur, kisha merr dimension mbiregjional, mbinacional me përmasa kozmopolite, e kjo do të thotë e hapur për të gjithë popujt dhe kulturat e botës mbarë. Kisha iu shmang tundimeve për të mos iu nënshtruar sinkretizmit dhe eklektizmit helenistik, shkollave të ndryshme filozofike, pastaj rrezikut për tu shkrirë në religjionet tjera dhe kështu ajo u bë fuqi e madhe shpirtërore dhe morale e botës. Që nga themelimi i saj e deri me sot e kësaj dite, Kisha Katolike si një burim i lëndës së parë e cila duke e ruajtur tërësin dhe identitetin e vet burimor dhe kulturor u bë urëlidhëse e lashtësisë, traditës dhe kulturës shqiptare.

rrjeti kishtar ishte mjaft i dendur edhe për shkak të shtrirjes së gjerë si dhe terrenit të thyer, kështu që numri i kishave duhët të jetë edhe me i madh. Përshkrime të tilla të Kishës së Shën Marisë nga vizitoret dhe raportet e tjera që lidhen me hapësirën e Sheshit të Ulët në burimet mesjetare të Dubrovnikut i shtyjnë shkencëtarët në drejtim të identifikimit të kësaj kishe me gërmadhat e një objekti sakral të vendosur në vendin e ‚’’kishës së saseve‚’’ sipas Cvijić, rreth 1.2 km në jug të Kështjellës së Novobërdes që është hulumtuar nga arkeologet.

Ka më shumë mendime rreth kohës kur u ndërtua kjo kishë. Miklos Takacs beson se ajo është e ndërtuar nga Saset rreth vitit 1330, më rastin e ndërtimit dhe zgjidhjes arkitektonike të vendit të saj. Sipas Mirjana Ćoroviq-Ljubinkoviç, kjo kishë është pak më e re, sigurisht që u ndërtua para vitit 1346 kur përmendet Famullia katolike në Novobërd. Për një kohë të gjatë ajo ishte objekti i vetëm sakral në Novobërdë i një Numri të madh të popullsisë katolike në Novobërd, shqiparve, saseve etj.

Në letrën e Urbanit VI. vertetohët së Kalaja e Novobërdes është brenda juridiksionit të kishës së përmendur. Kjo do të thotë se hapësira e komunitetit katolik në Novobërd respektivisht juridiksioni hapësinor i rektorit të kishës së lartpërmendur është saktësisht i kufizuar dhe përfaqëson kufirin i famullisë së qytetit të Novoberdës. Mund të supozohet se kjo është bërë në kohën kur erdhën Sasët dhe formuan komunitetin e tyre dhe filluan ndërtimin e kishës së Shën Marisë. E drejta për të ngritur kisha dhe lirinë e fesë ishin pjesë përbërëse të autonomisë së tyre. Rrethanat politike novatore kushtëzuan ndërtimin e një strukture sakrale të re për nevojat shpirtërore të komunitetit katolik që jetonte në atë qytet. Kisha e Shën Nikollës në Novobërd gjithashtu përmendet në arkivat e Dubrovnikut. Shpesh përmendet në kontekstin e doktrinës së qytetarëve të Dubrovnikut që përveç dhurimit të parave të gatshme, i dhanë edhe te mira të tjera materiale kishës. Përveç zotimeve që në këtë kishë e bën dubrovnikasit, kjo është përmendur në Aktet e Dubrovnikut ku aktiviteti i piktorëve të njohur të Dubrovnikut në gjysmën e dytë të shek. XV kanë punuar edhe inventarin për nevojat e kësaj kishe.

Po ashtu kontribut të çmuar dhanë edhe kotorrasit si dhe qytetarët novobërdas që jetonin në Kotorr. Në vazhdim do sjellim disa prova që ndihmuan në forma të ndryshme kishën në Novobërdë. Poashtu ata kishin edhe ingerenca të plota në Novobërdë për këtë arsye janë shumë të pranishëm aty. Mund të thuhet me siguri se detyra e të dërguarit të ipeshkvit të Kotorrit për të mbrojtur interesat e ipeshkvisë së Kotorrit në Curia lidhej me Kishën e Shën. Nikolles në Novobërdë, e ndërtuar nga Kotorasit, e cila në atë moment ishte nën juridiksionin e Arqipeshkvit të Barit. Si subjekt të sundimtarëve serbë (1186-1371), Kotorasit ishin në gjendje të zgjeronin aktivitetin e tyre tregtar në zonën e Novobërdës. Lidhjet e biznesit të Kotorrit në Novobërdë në shek. XIV. mund të monitorohen në periudhat për të cilat ruhet materiali origjinal. Kotorasit vepruan në Novobërdë deri në fund të dekadës së dytë të shek. XIV. Disa prej tyre ishin punonjës të doganës në Novobërdë, që merreshin me shitjen e argjendit të Novobëdës.

Për lidhjet midis Novobërdës dhe Kotorrit dhe qyteteve të tjera të Zetës për gjatë dekadës së tetë të shekullit XIV, flet përkujtimi i protovestiarios (zyrtar financiar) Grupca të Novobërdës, në një padi që daton nga viti 1377.

Po ashtu libri i dytë i ruajtur i noterëve të Kotorit dëshmon për praninë e Kotorit në Novobërdë në fund të shek. XIV. Kështu janë kotorasit ne lidhje ekonomike me Novobërdën që përmenden në dokumentet e vitit 1397. Gjatë vitit 1398 kemi edhe një dokument si dëshmi që një novobërdas u zhvendos në Kotor. Është Milko Šišmani, një argjendar i famshëm, jeta dhe aktivitetet e të cilit në Kotor ruhen në shumë të dhëna e në burime. Është pak e njohur se në një moment ai zotëronte një tokë në afërsi të Kotorrit, i cili, ashtu si, cives et habitator Cathari ishte me të drejtë qytetare. Milce Scismani de Nova Berdo renditet si pronar i tre hartave tokë në Gornji Grbelj, një territor që i përket qarkut të qytetit të Kotorit nga viti 1307.

në Novobërdë sigurisht që ishin në masë të madhe dhe kishin mirëqenie. Aktiviteti ekonomik intensiv dhe të ardhurat mund të siguronin fonde të mjaftueshme për ndërtimin e kishës. Përndryshe, ky nuk ishte rast i vetem, u regjistruan shembuj të tjerë të qytetarëve të Kotorit, të cilët ndërtuan kisha ose kapele me të vogla.

Kotorrasit kishin edhe konkurrencë të madhe se kush e kishte ndikimin më të madh me dubrovnikasit të cilët kontrollonin në pjesën më të madhe tregtinë e Novobërdës sidomos argjendit dhe arit. Edhe në rrafshin kishtar kishte po të njëjtën gjë, kjo shihët përmes një letre papale që mban datën 15 shtator 1383 në Kotor. Me këtë rast, ishin të pranishëm Bartholomeo, Thomas, rektor i kishës së Shën Marisë së Gurdicit dhe z. Antonio Sylocitri nga Ascoli. Mbështetja e Papës për rektorin e Kishës së Shën Marisë në Novobërdë dhe urdhrat e tij ndaj ipeshkvit të Kotorit për të unifikuar dy kishat e reja të qytetit, sipas burimeve të disponueshme nga përiudha që pasoi, nuk ishte e mjaftueshme në atë moment. Nga regjimenti i shkurtër i letrës së Papa Bonifacios IX. (1389-1404 ) më 1390, shihet se Arqipeshkvit të Dubrovnikut iu dha autorizimi për të sjellë priftin shkodran Pal Metalica në titullin e kishës së Shën Nikollës në Novobërdë, për shkak të vdekjes së priftit të mëparshëm Marko de Pollata, me theks të veçantë në përkatësinë e kishës së cituar të dioqezës se Kotorrit. I njëjti Papë i dha në vitin 1395 Pal Sturus- një prifti nga Durrësi kishën e Shën Nikollës në Novobërdë.

Nga famullia e Novobërdës kemi të njohur edhe emrat e disa prifterinjve, të cilët kanë shërbyer në këtë qytet. Vetëm për njërin dihet me siguri se ka qenë sas, e ai është famullitari "domus Parcusquondam Pauli Theutonicus" (nga vitet 1421-1422). Pastaj vjen një novobërdas, famullitari Nikashin, vëlla i Martin Vërlës. Vetë prezenca e prifterinjeve katolik dëshmon që përveq popullatës sase ishin popullata katolike vendore - shqiptarët ata të cilët jetonin aty për këtë shkak mund ti numërojmë një varg famullitarësh katolikë shqiptarë, si: Johannis Albanensis, presbiter Ginussius Georgii (Gjin Gjergji) de Nouaberda; dominus Marchuscaput Apis: midis viteve 1398 dhe 1402, nga Novobërda paraqitet një prift me emrin dom Gjoni, i cili shërbente si protovestier te Milica dhe bijtë e saj, për të cilin K. Jireçeku pohon se "nuk ka qenë as raguzan e as kotorras por më parë tivaras ose arberor; dommus Michael Martini de S. Paolo de Pollato. Arbëror kanë qenë edhe dom Georgius Gega dhe Nicola Progonuich( Progoni), poashtu edhe dom Nicola de Tanus( Nikollë Tanushi) de Nouamonte. Nga Dubrovniku vinin disa prifterinj. Kështu në mars të vitit 1405 përmendet Pasko Bobaljevic si canonicus Ragusi et plebanus Noui Montis, siq konstaton Oliver Jens Schmitt para pushtimit otoman Novobërda ishte një kështjellë katolike; nga fundi i shekullit të 15-të, u përfshi në organizimin kishtarë ortodoks të Kryepeshkopatës së Ohrit. Administratën e famullisë e ka udhëhequr vetëm një famullitar. Por ai kishte ndihmësit e vetë eius socii, tre apo kater veta. Në Novoberdë i gjejmë edhe dominikanët. Kështu, psh. frater Juan de Nouamonte ordinis predicatorum; venerelibis sacrae theologie profesor dominus magister Velerius de Nouomonte ordinis predicatorum. Domenikanët nuk e kishin kuvendin e tyre në Novoberdë. Bie ne sy që të dy domenikanët e përmendur nën shkruhën de Nouamonte, nuk është vertetuar se a kishin lindur aty apo jo. Në Novoberdë përmendet edhe spitali i kishës ”alo spedal in Noumonte paroi a Oscharusso fossa ale glame’’ të cilës një dhurues i kishte dhënë 10 000 dukatë. Se kishte të shumtë në numer dëshmon edhe testament i Milan Margjiqit nga Novoberda, sipas të cilit ju lë klerikve ‘’ali preti de NouaBerda, nga 10 perperë për meshë. Nga testamenti i Zivko Stanishiqit, që është shkruar pranë Pllanës me 3 shtator të vitit 1400 kuptojmë për priftin novobërdas Gergas. Zivko i ka borgj Gergasit 13 libra argjend ‘’a prete de Gergas’’. Pasiqë prifti Gergas vdiq rrugës për në Romë pa lenë testament, Zivko zotohët që borxhin e vete t’ia paguaj nënës së Gergasit e cila jetonte në Novoberdë.

Ne testamentin e Pal Skoçit citohët kisha noveberdase e shen Nikollës që është me e përmendura ne testament tjera. Dhuruesi në fjalë i’a kishte lenë dy libra argjend kishës së përmendur, me porosinë që dhurata të harxhohëj në ndërtimin e murit. Më pas famullitarit të Novoberdes i’a lë edhe 6 dërhëm, ndërsa dom Domenikut një liber argjend. Edhe Pali dhuroj tre libra argjend për tre priftërinj që i takonin kishës së Shën Nikollës, poashtu ai i lë edhe miniera kishës …. a S. Nicola in Nouamonte pari 6 achutniza a chezia pezchofolo( ?) ndërsa spitali në Novoberdë ‘’ paro uno Aoschvisi fosa ale glame’’

Gjin Gazuli, humanist i njohur, diplomat i Skënderbeut, mësojmë që edhe ai kishte ndihmuar një prift te Novobërdës nga Padova, në vitin 1441, ai shkoi atje për t'u kujdesur për punën e një prifti nga Novobërda, në Serbi.

Edhe nga rrafshi i administrimit i gjejmë se bashku kishën e Shën Marisë dhe Shën Nikollës De Novo Monte. Në një dokument tjetër shihët si ish-rektori i kishave të bashkuara të Shën Marisë dhe Shën Nikollës De Novo Monte, dokumenti është cituar në dokumentin e 17 shkurtit te vitit 1429. Pra, do të bëhet ajo çfarë është dakorduar papa Urban VI. në një letër nga viti 1381 - se kishat e Shën Marisë dhe Shën Nikollës në Novobërdë janë të unifikuara shpirtërisht dhe kanë një rektor. Uniteti i këtyre dy kishave shihet nga letra e Papa Piut II. (1458 - 1464) nga viti 1458, drejtuar Arqipeshkvit të Barit, në të cilin përmenden si: „ecclesia sancti Nicolai Terre Novimontis Serviae Antibarensis diocesis, et beate Mariae eius annexe“.

Duket se në këtë kohë kisha e Shën Nikollës u bë tempulli kryesor i bashkësisë katolike në atë vend. Disa vjet më vonë, në dokumentin e lartpërmendur të vitit 1463, i cili flet për lidhjet e piktorëve të Dubrovnikut në Novobërdën si: plebanus ecclesiae Novomontis spominje Stephanus de Radulino.

Pra për të përfunduar vazhdimësia e pandërprerë e kishës katolike është njëherit vazhdimësi e pandërprerë e popullatës katolike shqiptare të cilët e mbajtën gjallë kishën bashkë edhe me sasët.

Edhe gjatë pushtimit osman prezenca sase na është e njohur deri në shek. XVII, të cilët punojnë si zejtar. Nga një e dhënë që na ofrohët nga Friedrich Metz flet se ata ishin të shperndarë edhe në qytete tjera, citoj:… rreth 250 familje katolike që jetojnë në Fushë Kosovë, jo shumë larg Neubrodit, ende punojnë në bronz dhe mesing (tunxh) dhe njihen si "Bingmacher". Ata e quajnë veten "latinë"…….. popullatë e një qyteti malor sakson, që kishte 1000 banorë në shekullin e 16-të.

Sipas një dokumenti nga Propagande de Fide edhe ne shek. XVII përmendet kisha katolike e Shën Nikollës në Novobërd si dhe shumë të dhëna tjera edhe për numrin e besimtareve katolik në Novobërdë që numeron 600 veta. Kjo është provë që popullata shqiptare katolike vazhdonte ta mbante gjallë kishën, por më në fund ajo ishte shkatërruar nga osmanët 12 vite para se vinte në Novobërdë Stefano Gaspari (Shtjefen Gaspri) prift vizitues më datë 24 korrik 1671. Kujtojmë që kisha e Shën Nikollës ishte shndërruar në xhami në vitin 1466. Nga kjo mesojmë se kisha katolike e shën Nikollës ishte në këmbë dhe në shërbim të qytetareve derisa ajo u dogjnë vitin 1659. Por murët e saj ishin në vend dhe s’ishin shumë të dëmtuara ngase siç thuhët në dok Kisha e Shën Nikollos e djegur, ka muret në vend, dhe me pesëdhjetë mburoja mund të riparohet. Kuptohët qartë së kisha katolike nuk restauron kisha ortodokse pra kemi të bejmë me kishë katolike dhe për besimtar katolik. Pra gjendja e rëndë që do të pasojë pak më vonë me fillimin e luftës austro-turke të vitit 1689 do ta minonte këtë ndërmarrje dhe kisha do të ngelët deri më sot në gjendje jo të rrënuar plotësisht.

Pra të gjitha provat e administruara historike çojnë në përfundim që famullia e Novobërdës kishte një organizim te dendur kishtar më një rrjet kishash, me disa famullitar që përmenden në dokumente dhe se kisha e Sën Nikollës ishte kishë katolike. Kjo vie në radhë të parë nga minierat që ishin burimi kryesor i ekonomisë që mundësuan edhe financimim e kishave që ishin ndëmarrjet me të kushtueshme të kohës. Nese i shtojmë edhe provat arkeologjike ku brenda hapësirës së kishës së Shën Kollit kemi edhe të varrosur e forcon edhe më shumë faktin se kjo është kishë katolike sepse në kishat ortodokse nuk praktikohët vorrimi brenda hapësirës së kishës. Argumenti i radhës mund të merret që brenda hapësirës së kishës katolike vorrosën zakonisht ipeshkvinjtë dhe paria kishtare në fakt dëshmon së ajo duhët të këtë qenë edhe qender Ipeshkvnore.

Një gërmim i Institutit Arkeologjik, Muzeut Kombëtar dhe Muzeut të Ushtrisë, të gjitha nga Beogradi, dhe Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës së Kosovës-Metohisë, të udhëhequr nga: R. dhe M. Ljubinkovic, puna është përqendruar në katedralën e Novobërdës dhe kishën Sase. Një numër i mbetjeve arkitekturore dhe varreve të hershme të krishtëra janë zbuluar aty. Këtu autori sjell edhe dy prova tjera se pari përmendët katedralja që tek ortodoksët kisha nuk quhet katedralë, si dhe zbulimi i disa varreve të krishtera pasi që lidhën me katedralën, sigurisht që duhët të jenë katolike. Si përufndim qyteti Novobërdës dhe Kisha Katolike e Shën Nikollës si dhe kishat tjera në Novoberdë e rrethë e për çark, janë urëlidhëse e lashtësisë shqiptare që u dëshmua më shumë dokumente të mjaftueshme arkeologjike dhe historike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat