Cikël poetik "Për Zahirin"

Kultura

Cikël poetik "Për Zahirin"

Nga: Zymer Mehani Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 09:04
Zymer Mehani

Ti, o Çlirimtar!

(Zahir Pajaziti-t)

I.

Ti, o Çlirimtar,

Emër i lavdishëm,

Ar edhe thesar,

Kujtim i amshuar,

N’Flamur i lartësuar.

 

Ti, o Atdhetar,

Me t’guximshmen zemër,

Kujtim yti emër,

I forte si çeliku,

S’të mposhti armiku.

 

Ti, o Burrë shqiptar,

Diellon rreze-ar,

Je yll shkëlqimtar,

Gjakun derdhe gurrë,

Për Shqipe dhe Flamur.

 

Ti, o Trim dai,

I shenjtë emër ti,

Mbushur plot lavdi,

E ndezur shkëndi

N’timen poezi.

 

Ti, o Zemër zjarrtë,

N’skëterrë dritë e artë,

Përty n’zemrën time

Porsi det me dallgë,

Seç po jehojnë këngët

Lart edhe më lart.

 

Ti, o Trim kombëtar,

Ndër shokët i rrallë,

Prore je i gjallë

Si trimat e Motit

N’epikë dhe përrallë.

 

Ti, o Zemër burrë,

Shqipe në Flamur,

Pushka jote e gjatë

Mandatë për armikun,

Tradhtarin e t’ligun.

 

Ti, Hero shqiptar,

U bëre shpëtimtar

Si vullkan me llavë

I atdheut t’përgjakur,

T’ djegur e t’përflakur.

 

Ti, trim i uruar,

Nga Zoti i bekuar,

Je yll i pashuar

N’përjetësi i lartësuar.

II.

Me trimërinë Tënde

Mburret mbarë Kosova

N’monument madhështor

Prishtinën e ruan

 

Ti o Komandant

Që për Ty s’ka mort

E mahnite botën

Pleq e t’rinj të duan

 

Populli t’ i admiron

Dhe të kujton gjatë

U shndërrove n’mermer

n’shtatore të lartë

 

E përshkoi epokën

Heroizmi yt

madhështor si n’balada

Madhështor si n’epikë

 

Bashkë me Legjendarin

Komandant Ademin

Komandant Zahir

koha t’ nxori n’ dritë

 

I madh në trimëri

I rreptë për armikun

Triumfove prore

Për t'shtrenjtën liri

 

Barot, pushkë e top

Rrufe për armikun

U shndërrove n'legjendë

ZahirPajaziti

III.

Me ëmbëlsi më buzëqesh

Portreti në mur

Tërë dashurinë ia fali

Shqipes në Flamur

 

Më vështron me sy

Më duket se më flet:

''Jeta pa liri,

Jo s'mund t' quhet jetë''

 

Në gaz e shqetësim

Atë vështrim e ndjej:

''Pa u shuar gjer më një,

Armiqtë s'kalojnë këndej''

IV.

(Zahirit, Edmondit, Hakifit)

 

O Zemra besnike

Të atdheut shqiptar,

E di shumë mirë, pasha Ju,

Se Ju u lindët

Në kullat krenare

Dhe të fortë- shkëmb

Për të jetuar gjatë,

Gjer në përjetësi.

V.

Në çdo cep t’ Atdheut,

Jua shkruajmë emrat e artë

Se Ju prore mbetët

Triumfues, kryelartë.

 

Kosova lulëzoi

Nga gjaku juaj gufues,

E Ju prore mbetët

Kryelartë, triumfues.

 

Ju që trimërisht

Luftuat skëterrën,

Me gjakunTuaj t’ kuq

Na sollët PRANVERËN.

VI.

ZAHIR, vëlla,

Lumë Llapi që t’ka!

Për të e dhe jetën,

Për lirinë, të drejtën.

 

Gjaku Yt i kuq

U ngrit në flamur,

Krenohemi me Ty,

Nuk të harrojmë kurrë!

 

Në kopshte e shkolla,

Ty fëmij’t t’ përmendin,

Të gjithë shumë Të duan,

Të gjithë ta dine emrin.

 

Përherë të kujton

Llapi ilirik,

Për të e dhe besën,

I mbete besnik.

 

Lavdi, ZAHIR trimi!

Lavdi jetë e mot!

Sa t’jetojnë shqiptarët,

Ti s’harrohesh dot

VII.

Nëpër male,

Nëpër fusha,

Pa ia nda luftove,

Bashkë me shokët tu

Lirinë e fitove.

 

Këngët më të bukura,

Sot për Ty këndohen,

‟Kombi e atdheu,

Me dije lart’sohen‟.

 

Me gjoks para tankut,

N’beteja, n’llogore,

Ti e fale jetën

Për liri, fitore.

 

Me lule pranë bustit

Me zemërTë thomë,

Lavdi ZAHIR trimi-

Krenaria jonë!...

VIII.

Ai është legjendar,

N’ këtë shekull t’venitur,

Hyrin’histori

Nga portë e papritur.

 

Tash tërë bota e di,

Ishte bir i maleve.

Lindi porsi Diell

Lirinë të na mbjellë.

 

Të Tijin ideal,

S’pat fuqi që e ndalë.

 

IX.

(Zahirit, Edmondit, Hakifit)...

 

Yje keni për të mbetur,

Kudo do të bëni dritë,

Vogëlushët në shkolla,

Për Ju po mësojnë çdo ditë.

 

Prore do t'jeni Yje,

Dritë do t'bëni kudo,

Jetën për ne e falët,

O trima, o heronj

 

Yje për të mbetë keni,

Dritë do t'bëni përherë,

''Pa liri të popullit

Jeta nuk ka vlerë''.

 

X.

 

Askush s'mundi që t'ju ndalë

Se ishit porsi vale deti

Vrullin askush s'jua ndaloi

As regjimi e as mbreti

 

S'ju ndaluan erë as dallgë

As stuhi e furtunë

Ideal patët lirinë

Për atdheun që e deshët shumë

 

Çdo pengesë e shembët shqim

Sot Jeni symbol lirie

Zahir,Edmond,Hakif, o trima

Ju pinjollë t'k'saj shqiptarie

 

Kudo veprat ju përmenden

Në kopshte e fabrika

N'përjetësi ju shkruhen emrat

Kurrë s'e ditët çfarë është frika

 

XI.

 

Ti je trim

Dhe jeton gjithmonë

Në zemrën e kombit tim

 

Trim je ti

I vogël dhe i madh

Për ty ruajnë dashuri

 

Trim ti je

Më armë në dorë e plot guxim

Ia sole larine atdheut tim

 

XII.

(Zahirit,Edmondit,Hakifit)

 

Nga gjoksi hoq't zemrat

I shndërruat n' plumba

E plumbat e pushkës

N'zemra i shndërruat

 

Për Kosovën trime

Këtë atdhe të shtrenjtë

Dhe gjakun ia falët

Shqipes pa u hamend

 

Lulëkuqe ka emrin

N' të lulëkuqet rriten

Me ngjyra t' Flamurit

Gjer në qiell harlisen

 

Me shekuj Shqiptare,

Kala gur mbi gur

Rrofsh, Kosovë dardane-

Shqipe në Flamur

 

XIV.

Vitet fluturojnë ngadalë

të gjithë plakemi ngapak

por ty nuk të plakë koha

i dashuri komandant

I gjallë do t’mbetesh përherë

jo pse të kanë skalitur në gur

Porse gjakun ia dhurove

Shqipes dykrenare në flamur

Do të kalojnë vite, dekada e shekuj

Prore i ri do të mbetesh gjithmonë

E nga toka mëmë ti kurrë s’do të tretesh

Komandant i dashur- krenaria jonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat