Binak Kelmendi zgjidhet kryetar i PEN-it në Kosovë

Kultura

Binak Kelmendi zgjidhet kryetar i PEN-it në Kosovë

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 15:43
Publicisti Binak Kelmendi

PEN Qendra e Kosovës ka mbajtur kuvendin e radhës dhe me shumica votash ka zgjedhur për kryetar shkrimtarin e publicistin Binak Kelmendi.

Kjo organizatë përbëhet nga shkrimtarë e njerëz të sferës së kulturës dhe është themeluar më 2004.

Në afro dy mandate, atë e ka drejtuar shkrimtari Basri Çapriqi.

Deri tashti Kelmendi ka mbajtur pozitën e sekretarit të PEN Kosovës.

Kelmendi është autori i disa romaneve dhe përmbledhjeve me poezi. Një kohë të gjatë ka punuar si gazetar e redaktor në mediat e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat