Prania e Skënderbeut në disa objekte në Romë dhe Firencë

Kultura

Prania e Skënderbeut në disa objekte në Romë dhe Firencë

Nga: Fadil Bytyçi Më: 27 mars 2020 Në ora: 19:57
Pallati i Skenderbeut në Romë

Për pes vite me radhë,nxënësit e Loyola Gymnasium në Prizren, realizojnë projektin“Loyola në Romë” të ndarë në dy segmente,ate historik dhe të gjuhes latine. Në kuadër të këtij shkrimi do të fokusohemi mbi praninë e Skënderbuet në këto qytete të ciat na e ruajnë kujtesën për heroin kombëtarë i cili vlersohet edhe si mbrojtësi i civilizimit perëndimor.

Fillimisht do ndalemi tek përmendorja e madhështore e Skënderbeut në Romë e cila qëndron në sheshin “Piazza Albania”. Në pllaken e monumentit të kësaj përmendore shkruan: A GEORGIO CASTRIOTA SCANDERBEG.ROMA. RICORDA IL V CENTENARIO DELLA MORTE DI GEORGIO CASTRIOTA SCANDERBEG IMPAVIDO DIFENSORE DELLA CIVILITA OCCIDENTO.(Gjergj Kastrioti Skenderbeu.Roma,në kujtimi te 500 vjetorit te vdekjes se Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, mbrojtesit të pa thyeshëm të civilizimit europjan).

Kjo përmendore është inauguruar në vitin 1940 në sheshin që atëhere quhej Raudusculana,por pas pushtimit fashist të Italisë,me direktivë të Benito Musolinit ky shesh mori emrin “Piazza Albania”( Sheshi Shqipëria)që ndodhet mes lagjes “San Saba dhe “Aventino”,një nga shtat kodrat ku sipas legjendes u themelua qyteti i Romes.Kjo është veper e skulptorit Italian Romano Romanelli e cila ishte planifikuar të vëndosje në Krujë,por për shkak të gjendjes së luftës është vendosur në Romë.Vizita e nxënësve në Romë padyshim që nuk mund të ishte e plotë pa e vizituar këtë monument që ngërthen në vete edhe historinë e princit tonë të ndritur Gjergj Kastrriotit- Skenderbeut.

Pallati i Skenderbeut në Romë.

Duke vazhduar tutje, një vend pelegrinazhi për nxënësit e gjimnazit “Loyola” ishte edhe vizita në shtëpinë ku gjat qëndrimit të Skenderbeut në Romë në takimet me papet e Vatikanit, ai nuk kishte pranuar të qëndronte në rezidencen e caktuar nga Papa Paoli i dytë në sheshin e sotem Venicia në Romë, por kishte preferuar të qëndronte në një shtëpi kater katëshe pronë e një tregëtari epirotas të kohës.Një legjendë lidhur me këtë shtëpi thot se është ndërtuar nga vet Skendërbeu për nëvojat e delegacioneve shqiptare gjatë vizitave zyrtaredhe jo zyrtare në Romë.Sipa prof.Gj .Kule ky pallat është ndërtuar në vitin 1400 në zemer të Romës me një arkitektur karakteristike mesjetare,me katër kate. Gjat viti 1466 dhe 1467 Skenderbeu erdhi 3 herë në Romë ku u takua me Papa Palin e dyte për të siguruar ndihma financiare për ta përballur luftën kundër invazionit atoman në Shqipëri. Diplomacia shqiptare që nga koha e Zogut por edhe nga koha e regjimit komunist në Shqipëri ka pasur ide për blerjen e këti pallati,por siq shprehe Ylli Polovina,ish sekretar i ambasades së Shqipërisë në Romë, në fillim të shekulit 20,ai regjim nuk shprehi shumë interesim.Një intërsim e ka shprehur më shumë vet z.Popolani dhe pretendenti për trashegimtarë të familjes së Kastriotëve, Alessandro Castriota,por blerja e ketij pallati kushtonte rreth 20 milion euro. Deri sa iniciativa po vazhdonte për këtë qëllim ,ky pallat është blerë nga një vendas që sot është shëndrruar në një hotel luksoz. Por të shpalosim edhe pak histori lidhur me këtë objekt.Ai siq u tha më lartë gjendet në zemër të Romës në mes të “Qurinales” Pallatit presidencial të Italisë dhe pikës më turistike në Romë “Fontana Di Trevi”. Duke zbritur në rrugën Qurinale të bie në sy një pllakë mermeri ku shkruan “Viocla Scanderbeg” Rrugica Skenderbeu dhe nje shesh I vogël “Piazza Scanderbeg” Sheshi Skendebeu. Në të djathtë të tij gjendet “Plazzio Scanderbeg” mbi portën e të cilit shohim portretin e Skëndebeut në profil, veshur me një pelerinë ngjyrë të kuqe karakteristik e veshjeve princore. Në te hasim mbishkrimin: GEORGIUS CASTRIOTA A SCANDERBEG PRINCEPS EPIRI- AD FIDEM ICONIS REST. AN, DOM. MDCCCXLIII” që lexohet : Georgius Castriota a Scanderbeg Princ(i)p(e)s Epiri-Ad fidem Iconis Rest(auratvit) An(no) Dom(inis) MDCCCXLIII.

Në përkthim don të thot:”Gjergj Kastrioti i quajtur Skenderbe,princ i Epirit-Piktura është riparuar në vitin e Zotit (të kohës sonë) 1843.

Sipas Spiro Mhillit studius i kësaj fushe,deri vonë ky pallat ka shërbyer edhe si Muzeu i Pastave (Museo delle paste) ndërsa sot kjo shtëpi është shëndrruar në një hotel luksoz që mbanë emrin e heroit tonë “Palazzio Scanderbeg”. Në Website e këtij hoteli gjejmë të shkruar” Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte një fisnik shqiptar,gjeneral i zoti dhe diplomat. Ai luajti rol kyç në krijimin e një aleance përendimore kundër ekspanzionit otoman dhe për thyrjen e sulmeve otomane.Është heroi më madhështor i Shqipërisë dhe veprate tij kanë frymzuar Vivaldin që dirigjoi operen “Skenderbej” më 1718” Në Firencë.

Image

Nxënësit tanë para këtij monumenti reflektuan përkushtimin e tyre për të përvetsuar peshën e vlerës së heroit tonë dhe rrespektin që ka ai në botën e civilizuar.

Arkivi Propagada Fide në Romë.

Projekti i nxënësve të Loyola-Gymnasium përfshinte edhe Arkivin Propaganda Fide i cili gjendet në kuadër të Vatikanit në hapsirat universitare të Universitetit Pontificia Universita’ Urbaniana , i themeluar në vitin 1622 nga Papa Gregori i XV, në të cilin ruhen edhe sot me miëjra dokumente nga kultura,historia dhe gjuha shqiptare.Deri vonë ky arkiv ka qenë në një pallat në jug të Sheshit Spanja “Piazza di Spagna” dhuruar nga Juan Bautista Vives, për të kaluar tani në hapsirat e Universitetit Urbaniana.Hyrja në këtë arkiv këkrkonë procedura dhe referenca strikte për hulumtime shkencore,por falë profesorit Ardian Ndreca,ligjërues në këtë universitet, dy herë ,nxënësve të Loyola-Gymnasiumit nga Prizreni ju mundësua vizita aty duke marrë informacione prej përsonelit të këtij arkivi lidhur me dokumentët që ruhen aty për shqiptaret ,në sektorini “Albania”. Aty pam dokumente me vlera të jashtzakonshme të historisë dhe kulturës shqiptare. Me këtë rast një merit të veqant ka profesor Ndrecaj që mbi 100 nxënës tanë paten rastin ta shohin këtë arkiv,duke mos harruar edhe profesorin arbresh Italo Saron që me një ligjëratë përmbajtësore mbi arbreshet e Italisë u foli nxënësve tan.

Image

Skenderbeu në Firencë.

Në kuadër të projektit studimor të nxënsve të gjimnazit Loyola,ishte edhe qëndrimi në Firencë, djepin e kuptures humaniste dhe të renesances Europjane. Krhas objekteve tjera, Galeria UFICCI ishte preokupim i jonë. Për më tepër së këtu pamë një nga pikturat më të vjetra që portretizon heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin.

Po cila është histooria e kësaj picture- portret?

Sipas prof.Dr Ferid Hudhrit, marrë përmes studjuesit Lutfi Alia i cili në shkrimin e tij kushtuar kësaj vepre, vlerson se kjo vepër duket se është një pikturë kopje e një të parës e bërë në Venedik nga Xhentile Bellini në vtin 1463 në kohen deri sa Skenderbeu ishte në vizite në Republiken Venedikase ku ishte shpallë qytetar nderi. Gati 100 vite më pas këtë pikturë e kopjoi Kristofano Dell,Alltissimo ku thuhet se e ka riprodhuar besnikrisht origjinalin e cila gjendej në keleksionin e famshem të Paolo Giovio në Coma,por aktualisht nuk dihet më për fatin e saj.

Image

Portreit në Galerinë Uficci në Firencë paraqet Skenderbeun në profil dhe me nje mbishkrim ku shkruan: GEORGIVS VS SCANDER:BEK. Sipas studjuesve të artit dhe historiannëve, para këtij mbishkrimi kishte një shkrim tjeter në pikturë, e cila është zbuluar gjat restaurimit të saj, ku shkronjat ishin më të vogla dhe kishin këtë formë: GEORGIVS · CASTRIOTVS SCANDERBECVS ·

Tutje Skenderbeun në Firencë e gjejm Brenda gjurmeve historike të Teratri Pergola, aty ku u shfaq opera me emrin “Scanderbc” e kompozitorit të famshem Italian, Antonio Vivaldit me 22 qershor 1718. Ky tetar na simbolizon kujtesen historike dhe inspirimin artistik te figurave të famshme për ti manifestuar të bëmat e këtij përsonaliteti që kapërcen dimensioned nacionale e për të cilin, sipas studjuesit Ymar jaka, janë shkruar mbi 1400 vepra të ndryshme artistike, historike letrare etj.

Si përfundim prania e Skenderbeut në vëndet që me nxënës i vizituam ,na bëri të ndjehimi krenarë ndërkohë që kjo do të reflektonte në formsimin e tyre për ta dashur dhe çmuar këtë figurë që e çmon dhe e nderon bota e civilizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat