Malli flet (Malli për Lezen)

Kultura

Malli flet (Malli për Lezen)

Nga: Vjollca Aliu Më: 10 korrik 2020 Në ora: 15:05
Leze Qena

Një lot pikoi,
buzëqeshja e ngrirë
u bë dritë-hije,
e perdja e teatrit ra.
Duartrokitjet nuk u ndalën,
loti bashkë me dhimbjen
mbetën shfaqje e paharruar.
Nga ai lot
që flet lezetshëm
si vet emri,
u shkrua një skenar,
por ajo shkoi
pa rrapëlluar edhe një herë
ato dërrasa
në teatrin e mrekullive.
Shkoi e buzëqeshur
me lule rrethuar,
e me dashuri dhuruar.
Shkoi si dallëndyshe,
e na la në pritje...
Një lot që flet,
tani pa skenar,
shkruan një fjalë:
LEZE.
Po rigon si shi,
ky lot që brenda tij fsheh
ëmbëlsinë e njeriut gjithë lezet,
zemrën e komedisë,
shpirtin e pavdekshëm të aktores,
mrekullinë e skenës,
buzëqeshjen e engjëllit,...
Ky lot flet,
vaj e gaz brenda ka.
Midis luleve pushon,
por jo edhe malli për të,
për yllin magjiplotë.
Loti flet pa fjalë,
n'heshtje jep kuptim,
për Lezen gazplotë
kush s'ka mallëngjim?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat