“Sa herë që një grua sillet si një qenie njerëzore thuhet se po imiton një burrë”

Kultura

“Sa herë që një grua sillet si një qenie njerëzore thuhet se po imiton një burrë”

Më: 9 janar 2021 Në ora: 17:06
Simone de Beauvoir

Simone de Beauvoir u lind në Paris më 9 janar 1908.

Simone de Beauvoir ishte një fenomen, një kapërcyell i kohës, një ngjarje në erën e re ku kërkonte të hynte femra, gruaja, nëna. Përkundër nënshtrimit dhe diskriminimit ndaj gruas, shkrimtare franceze, intelektualja, filozofja ekzistencialiste, aktivistja politike, veprimtarja e lëvizjes feministe dhe teoricienja sociale, i vuri pasionin dhe forcën e saj, energjinë dhe kurajon.

Edhe pse ajo refuzoi ta konsideronte veten si filozofe, ndikimi që patën dy teoritë e ekzistencializmit feminist e vendosin atë në një vend të privilegjuar.

Më poshtë ju sjellim një nga thëniet e saj të famshme.

“Burri përkufizohet si qenie njerëzore dhe gruaja si femër – sa herë që ajo sillet si qenie njerëzore, thuhet se imiton mashkullin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat