Cilit t’i them mirëmëngjes

Kultura

Cilit t’i them mirëmëngjes

Nga: Lulëjetë Dragidella Më: 11 tetor 2021 Në ora: 18:26
Lulëjetë Dragidella

Hënës se ikur

Nga ardhja e diellit

Një e ikur

siukur e njeriu hijerëndë

kur për të thënë s`i ka mbetur gjë

Bilbilit që ia thotë melodisë

në zbardhjen e mëngjesit

Duke e mbajtur peshën e zhgë nimit

të një veshi të ,,shurdhër"

Cilit t`i them Mirëmëngjes

Vesës se freskët

në majën e një gjethi

Që ngjanë me lotin

e një syri të trishtë

Që jep jetë

posa të prekë tokën

ngadalë dhe në heshtje

Djalin fqinjë

me sytë e zi

Ah ,ata sy

Aq të thellë

Aq të msheftë

Që ai i urren

E unë aq i dua

Cilit t`i them Mirëmëngjes

Mirë më ngjes,mua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat