Pse dallëndyshja e bën folenë te "koka e njeriut"?

Kultura

Pse dallëndyshja e bën folenë te "koka e njeriut"?

Nga: Përparim Hysi Më: 1 gusht 2023 Në ora: 10:42
Përparim Hysi

Sivjet nuk kam parë dallëndyshe.Duket i ka"vrarë" betoni dhe zhdukja e pemëve e gjelëbrimi rreth e qark. Dallëndyshja nga shpendët dhe bleta nga insektet,jo vetëm janë miqtë tanë,por në një"studim serioz e shkencor" janë dëshmi që ndikojnë në jetën e njerëzve.

Sot do tregoj një tregim për dallëndyshet që është paksa si përrallë. Përrallë që përkon me në realitet të prekshëm nga gjithë njerëzit në botë. Është një fakt shumë domethënës:dallëndyshet i bëjnë foletë në shtëpitë tona. dhe kurrë s'e kemi vrarë mendjen:-Pse ndodh kështu?

Sidoqoftë,ka ardhur gojë pas goje,përmjet të moshuarëve që tregojnë pse ndoh kështu?

Udhëtonin me një vapor shumë pasagjerë. Veç njerëzve,- tregojnë që në vapor,ishte një dallëndyshe,një mushkonjë dhe një gjarpër. Kur vapori ish mes ujërave,befas përson një avari. Hapet një vrimë rrethore që,sado e vogël,duhej mbyllur menjëherë,se ndryshe vapori,me gjithë pasagjerë do mbytej. Kapiteni i vaporit dha alarmin dhe kish vetm një alternativë:o të mbyllej vrima,o humbnin me gjithësej. Në këtë kohë,foli gjarpëri:-Vrimën e zë unë,por dua si shpërblim që të pi gjakun më të ëmbël! Gjakun vete e kërkoj unë,- tha mushkonja dhe u nis fluturim. Gjarpëri u mblodh "kutullac" dhe e zuri vrimën. Mushkonja u vu në kërkim të gjakut më të ëmbël dhe,pasi pickoi kafshë,shpezë e njerëz,vuri re që gjakun më të ëmbël e kishte njeriu. U kthye në vapor dhe klithi:- O gjarpër,gjakun më të ëmbëj e ka nj...,dallëndyshja,pas kësaj "nj" tak dhe ia preu gjuhën mushkonjës.Mushkonja vetmë ënte"cëz". Gjarpëri nuk e mori dot vesh për gjakun më të ëmbël,por veprimin e dallëndyshes e pa dhe iu lëshua me inat dallëndyshes:- Moj dallëndyshe ti që i preve gjuhën mushkonjës,nuk do shpëtosh nga mallkimi im. Unë nuk do të lë qoftë dhe një zok tëndin në fole.

Mua,- foli dallëndyshja,- ti do më marrësh të keqen,se unë folenë time do ta bëj mu "tek koka e njeriut". Dhe prej asaj kohe.dallëndyshet foletë i bëjnë në shtëpitë tona dhe kurrë ne nuk i prishim foletë e dallëndysheve.Ato janë aq të dashura për njerëzit,sa ç'është buka. Mushkonjat vazhdojnë e bëjnë"cëz" dhe gjarpëri nuk sulmom veç njerëzit.

Kjo vërtet është përrallë,po sa të vërteta ka brenda. Unë e shkrova në këtë vap,se janë shtuar mushkonjat dhe,për fat të keq,nuk kam parë dallëndyshe këtej pari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat