Në 77 vjetorin e ditëlindjes së presidentit Klinton, botohet në Tiranë libri ‘Bill Klinton-himn për njerëzimin është emri i tij’

Kultura

Në 77 vjetorin e ditëlindjes së presidentit Klinton, botohet në Tiranë libri ‘Bill Klinton-himn për njerëzimin është emri i tij’

Nga: Xhemail Peci Më: 19 gusht 2023 Në ora: 09:14
Libri

Në përpjekjen për të shprehur ndjenjën e thellë të falenderimuit dhe të mirënjohjes ndaj kombit amerikan në përgjithësi, si dhe ndaj Presidentit Klinton në veçanti, është botuar në Tiranë libri kushtuar Presidentit Klinton.

Libri ndahet në katër pjesë:

I-Bij Shpirtmëdhenj të Xhorxh Uashingtonit,

II-Të vraposh pas yllit tënd,

III-Bill Klinton-Himn për Njerëzimin është Emri i Tij, dhe

IV-Një Madhështi Gjithëpërfshirëse.

Libri përshkon gjithashtu historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane (në 101 vjetorin e këtyre marrëdhënieve), duke filluar me një profeci të poetit Zef Serembe, si dhe duke u ndalur tek Darka e Madhe që poeti i madh amerikan Henry Longfellow shtroi për Elena Gjikën…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat