Të shkruash për Kosovën nuk është vetëm dëshirë, por më shumë nevojë...

Kultura

Të shkruash për Kosovën nuk është vetëm dëshirë, por më shumë nevojë...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 28 shtator 2018 Në ora: 11:29
Pamje nga kryesia e promovimi të dy veprave letrare në qytetin Fribour të Zvicës

Kam pas dëshirë të jem historian, që fjala ime të jetë e kombit tim, të jem dirigjent, që notat e natyrës të jenë melodia e Atdheut tim, të jem  Lasgush që vargjet dhe himnin timin  do Atdheu tim. Që ta për dredhoj luftën asimetrike me mbet pena ime dhe të tjerëve në mërgim që t'i numërojmë plagët Dardanisë të lënë në dorë të një politike të ligë, të helmët sa nuk të pëlcet edhe shpirt !

Në qytetin Friburg të Zvicrës në pranin  e dashamireve të librit dhe mërgimtarëve të tjerë të  gjitha moshave e bë promovimi  i dy veprave letrare me titullin “Lufta e ndyre e shërbimit sekret” të shkrimtarit Bajram Mehmetit dhe librit me poezi me titullin “Pak edhe për atdheun e botës” te poetit Bajrush Zeka. Në fjalën e tij kushtua promovimit të   këtyre dy veprave  aktivisti i mirënjohur i aktiviteteve letrare dhe të tjera - Musa Jupolli në mes tjerash tha:” Kam pas dëshirë të jem historian, që fjala ime të jetë kushtua kombit tim. Kam pas dëshirë të jem dirigjent, që notat e natyrës të jenë melodia kushtua Atdheut tim. Kam pas dëshirë të jem  Lasgush që vargjet dhe himnin e do Atdheu tim. Që ta për dredhoj luftën asimetrike me mbet pena ime, ajo e poetëve dhe shkrimtareve të tjerrë në mërgim që t'ia numërojmë plagët Dardanisë dhe të lënë në dorë të një politike të ligë, të helmët sa nuk pëlcet edhe shpirt ! Po vëlla, e dhimbshme, e fajshme, e pa falshme, është për atë Zot që me foli shqip e pa besueshme, e pa kapshme që pjek e djeg zemëratë e shqiptareve!

Sot Kosova nuk ka nevojë për përçarje, atje duhet punë e madhe dhe angazhim i të gjithëve ...

Zonjusha, zonja dhe zotërinë tha në mes tjerash Musa Jupolli, më lejoni të uroj për punën e palodhshme shkrimtarit Bajram Mehmetin për botimin e librit me titullin “Lufta e ndyrë e shërbimit sekret” për të cilën në emër të Lidhjes së Krijueseve të Shqiptarëve në Mërgatë vijnë përgëzimet tona  dhe të bashkatdhetarëve në mërgim dhe nga shpirti uroj krijuesit tanë, që aq bukur dinë ta hijeshojnë dhe ta pasurojnë kulturën tonë kombëtare.            

Nga thellësia e zemrës për gjithë ata që do të shkruajnë për historinë, filozofinë, literaturën, muzikën, arkitekturën, për artin për legjendat e popullit tonë. Rol të rëndësishëm apo edhe kyç  sidomos tani po luan mërgata shqiptare, e cila i dha hapin vendimtar  ndërkombëtarizimit të Kosovës.
Këtë politikë të afirmimit të miqësisë me Evropën dhe SHBA-të e përforcuat ju, ne, të gjithë shqiptarët kudo që jemi. Të tillë kemi qenë gjatë gjithë historisë sonë të dhimbshme. Andaj, jehona e urtësisë e shqiptarëve për politikë të inteligjencës së lartë në krye me Rugovën dhe zëri i UÇK-së për lirimin e vendit me armë, të dy do të bëjnë që më në fund fati i Atdheut tonë- Kosovës të futet në kalendarët e takimeve e më të rëndësishme për lirinë e Kosovës.
Sot Kosova nuk ka nevojë për përçarje, atje duhet punë e madhe dhe angazhim i të gjithëve. Popullata shqiptarët në Kosovë nuk kërkojnë të lindin një komb të ri, ne do ta gjejmë vendin në kombin tonë, duke përmbushur kështu kërkesën historike dhe të natyrshme.
Të shkruash për Kosovën nuk është lehtë, nuk është vetëm dëshirë, është më shumë nevojë, nevojë që të njihet ky popull dhe tragjedia e tij, një tragjedi shekspiriane.

Sot Kosova ka nevojë për miq, për marrëdhënie me të tjerët sipas rregullave demokratike që ajo vë në pah.
E ardhmja e Kosovës kalon përmes gjeneratave të reja që bëjnë forcën e së ardhmes ekonomike dhe politike të vendit.                                       

Poezia epike të shqiptarët është motër e lirikës dhe vazhdimësi dhe  pasuri që rrallë kush mund ta ketë sot

Në vazhdim të fjalës Musa Jupolli duke folur për poetin Bajrush Zeka dhe veprës së tij me titullin “Pak dhe për atdheun e botës”  të cila u promovua  në mes tjerash u tha: “ Të flasësh me mënojën e poetit, ja çka mendon ai: “Aq bukur sa kisha frikë ta dua, ndaj zgjodha poemën për Atdhe, do të më ishte më lehtë për shpirtin e poetit .
 

Zemra, kjo legurë metalesh,
E kuqe është,
Plot gjak, 
Lidhur me spango damarësh,
Zemra formën e zemrës ka,
Të gjithë e kem shijuar,
Duke e ngrënë pak nga pak

Shko, i thash, lulëzo me diellin, dhe mos ma thuaj asnjë fjalë, lemë të qetë në ëndrrën time ta pres pranverën e poemave të dashurisë, ti Atdhe fli i qetë në shpirtin tim, e në breg të lumit ta përkujtoj ditëlindjen tënde, nuk e di në është në janar apo shkurt, mars, qershor apo në nëntorin e tretë, lule më e bukur e artit poetik. Për një udhëtim të ri ti Atdhe je shkollarja ime, veshur me ngjyrat e penës sime
Një titull simbolik që na bën të mendojmë më gjatë.
Në mitologji Orfé këndonte me Lyrë, çka poezia Lirike sot.

Një yll për një njeri në qiell
kur shuhet njeri nëna tokë
A e dini, o njerëz të mjerë
që ju mbaj mbi këtë dhé
kujdesëm si një nënë për ju
ju ushqej me bukë
shuaj etjen tuaj me ujë …

Arti i poetit Bajrush Zekës është trashëgim e dhunti poeti në traditën e kulturës arbërore - epikë e lirikë në bashkëkohoren e sotme për mrekulli. Hegeli thonjte:

Shpirti vetë fryma është,
Fryma jonë që na mban gjallë,
Pa të cilën nuk jetojmë,
I paprekshëm, pa shije,
Askush nuk e di si është,
Lodhet tek i themi:
Të ha shpirtin!
Shpirti im, të puth shpirtin!

“Poezia lirike është e kundërta e poezisë epike”, unë them se poezia epike ke shqiptarët është motër e lirikës, parë vazhdimësinë e ngjarjeve të popullit tonë, pasuri që rrallë kush mund ta ketë sot, nga se epika jonë ka themel dhe nuk është vetëm subjektive !

Shpirti vetë fryma është,
Fryma jonë që na mban gjallë,
Pa të cilën nuk jetojmë,
I paprekshëm, pa shije,
Askush nuk e di si është,
Lodhet tek i themi:
Të ha shpirtin!
Shpirti im, të puth shpirtin!

Poezia dikur ishte konsideruar si pikturë, ahonte Horaci, mision kishte natyrën, vallë a nuk përkon me penën e poetit sot kjo pikturë  Atdheu, mbi të gjitha poezia është ndjenjë shpirtërore, pra këngë me nota që ndien poeti.

Në këtë vepër të poetit e ka vu  gjithë vëmendjen,  shpirtin tim, besimin tim, kohë me kohë Bajrush Zeka apostrofon jetën e Atdheut, artin poetik, dhimbjen dhe mungesën e një mërgimtari qe të lexohet me ëndje e dashuri të njëshme. Poezitë  e poetit  Bjrush Zekës në të njëjtën  kohë është shpresë po edhe indinjatë, ëndërr e ngeshme që bartë dhimbje për Atdheun, siç është edhe shpirti i tij që nuk fle i qetë !  Poeti Zeka i shkruan Poetit:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat